E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradhënie për klubet që luajnë në Europë

FSHF

Dinamo, Besa, Tirana dhe Laçi, katër klubet më të mira të sezonit të fundit të kampionatit shqiptar të futbollit, të cilat do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm në Kupave të Europës pritet të marrin në formë paradhënieje shuma të mëdha parash nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila dje ka mbushur arkën me 5.1 milionë euro nga shitja e së drejtës televizive. Gjithçka është zyrtarizuar nëpërmjet një vendimi të marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv. Sqarimi i këtij vendimi është: “Miratimi e pagesës paradhënie nga ana e FSHF-së të përfitimeve, që klubet pjesëmarrëse në Kupat e Europës do të marrin nga UEFA për edicionin 2010-2011. Një masë e tillë merret për të ndihmuar klubet të përgatiten sa më mirë për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane dhe për sezonin e ri futbollistik”, shkruhet në deklaratën e FSHF-së. Pra shlyerjen e këtyre parave, klubet do ta bëjnë në vjeshtë, kur të kenë tërhequr shumat përkatëse nga UEFA. Zyrtarisht nuk është folur se sa do të jenë shumat përkatëse, por burime jozyrtare pohojnë se Dinamo (e cila do të luajë në Champions League) pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro, ndërsa Besa, Tirana e Laçi (që do të impenjohen në Europa League), pritet të tërheqin mbi 100 mijë euro.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›