Domosdoshmëria e diplomacisë parlamentare
Agim Neza
Këto ditë lexova një shkrim pa emër të botuar në një gazetë serioze shqiptare ku thuhej: “…personi që ka udhëtuar më shumë jashtë shtetit ka qenë Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Udhëtimet kanë shkaktuar edhe reagime të opozitës se po udhëton në mbarë botën dhe shpenzimet janë mbuluar nga taksapaguesit shqiptarë…”.
Arsyeja kryesore e këtij shkrimi nuk ka të bëjë thjesht me një tullumbace që hidhet në treg nga një gazetë serioze, por me faktin se ky shkrim bëhet menjëherë pas vizitës në Hungari të Kryetares së Parlamentit, znj.Jozefina Topalli.
Lexuesi mund të pyes po çlidhje ka shkrimi i gazetës me vizitën e Kryetares së Parlamentit në Hungari?
Natyrisht që ka lidhje: Në radhë të parë ka të bëjë me konceptin mjeran të artikullshkruesit anonim për diplomacinë parlamentare. “Ndjeshmëria” e autorit të shkrimit anonim për taksapaguesit shqiptarë është tërësisht e pabazë. Në fakt, vizitat zyrtare të mëparshme dhe këto aktualet si dhe ato në të ardhmen të Kryetares së Parlamentit shqiptar, janë dhe do të jenë në dobi të taksapaguesve shqiptarë. Për të qenë më konkretë, Parlamenti hungarez ka qenë parlamenti i parë që ka ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Kryetares së Parlamentit shqiptar iu premtua nga homologu hungarez, Bela Katona se: “Do të lobojmë për ju në BE”. Lobingu nënkupton liberalizim të vizave dhe anëtarësim në BE. Kjo mbështetje ka rëndësi edhe për faktin se pas një viti Hungaria merr Presidencën e BE-së.
Vizita zyrtare e znj.Jozefina Topalli në Hungari dhe pjesëmarrja e saj në Konferencën rajonale të Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor për këtë legjislaturë është vetëm fillimi i diplomacisë parlamentare dhe lobingut parlamentar për të cilat duhet të jetë krenar çdo deputet, qofshin këta në parlament apo jashtë parlamentit (për momentin), qofshin pjesëtarë apo jo të delegacioneve të kryesuara nga Kryetarja e Parlamentit. Kjo për faktin se Parlamenti është shtëpia e të gjithëve, është zëri i qytetarit shqiptar nga Vermoshi në Konispol, që përfaqësohet në parlamentin shqiptar dhe në arenën ndërkombëtare.
Logjika dhe argumenti i paraqitur në gazetë apo i lançuar nga ndonjë deputet më parë, se Kryetarja e Parlamentit udhëton me paratë e taksapaguesve shqiptarë është aq qesharak sa edhe donkishoteske. Me këtë logjikë, Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit, Ministri i Jashtëm, Ministrat duhet të qëndrojnë vetëm në Shqipëri dhe të presin delegacionet e huaja. Imagjinoni sa qesharake do të dukej një kryetar parlamenti sikur t’i thoshte homologut se nuk vij për vizitë zyrtare në vendin tuaj për të biseduar për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO të Shqipërisë nga parlamenti i juaj se për udhëtimin më duhet të përdor paratë e taksapaguesve shqiptarë!
Nga ana tjetër, herë pas here kemi ndjekur vizitat zyrtare të Kryetares së Parlamentit në shtete të ndryshme, ku ka qenë e shoqëruar me deputetë të opozitës apo të partive të tjera të koalicionit. Faktet janë konkrete, çdonjëri mund të hapë faqen e internetit të Parlamentit dhe të klikojë për të parë udhëtimet e delegacioneve, ku jepen emra konkretë të deputetëve. Mendoj se nuk ka qenë faji i znj.Jozefina Topalli nëse kërkon të përfshijë në delegacion anëtarë të opozitës dhe deputeti ose deputetja të thotë se nuk pranoj të jem pjesëtar i delegacionit se “Kryetarja e Parlamentit flet vetëm për suksese të Berishës dhe qeverisë që ai drejton!”
Buzëqeshjet apo shtrëngimi i duarve të Kryetares së Parlamentit me kryetarë parlamentesh, presidentë shtetesh apo kryeministra nuk duhet të xhelozojë politikanët shqiptarë. Kjo për faktin se takimet dhe udhëtimet e Jozefina Topallit, gruas së parë shqiptare që drejton parlamentin shqiptar që nga krijimi i shtetit shqiptar, kanë synuar realizimin e aspiratave të shqiptarëve për t’u integruar sa më shpejt në strukturat Euro-Atlantike.
Aktualisht, diplomacia parlamentare është shndërruar në një institucion që mbron interesat kombëtare dhe synon drejt proceseve bashkëpunuese dhe integruese.
Askush nuk i ka penguar paraardhësit e Jozefina Topallit të ushtrojnë diplomacinë parlamentare. Askush nuk i ka penguar paraardhësit të udhëtojnë për t’u takuar me homologët e tyre për të forcuar bashkëpunimin midis parlamenteve për të përshpejtuar proceset e anëtarësimit në NATO, anëtarësimin në BE, liberalizimin e vizave për shqiptarët, dhënien e kontributit për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj, etj.
Diplomacia parlamentare, një risi e re e iniciuar nga Kryetarja e Parlamentit ka qenë shumë eficiente gjatë këtyre viteve.
Diplomacia parlamentare ka gjeneruar:
- vlerat më të mira të Parlamentit shqiptar;
- ka kërkuar të ngrejë interesat kombëtare dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë nëpërmjet të kuptuarit, të informuarit dhe të influencuarit tek deputetet e parlamenteve të huaja dhe publikut të këtyre vendeve. Gjithashtu ka zgjeruar dialogun dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të Parlamentit me homologët e tyre jashtë;
- ka gjeneruar dëshirën dhe vullnetin e Parlamentit shqiptar për paqe, stabilitet e zhvillim në marrëdhëniet ndërkombëtare;
- ka krijuar një koncept dhe dimension bashkëkohor diplomatik të Parlamentit shqiptar;
- ka mbështetur fort parlamentarizmin dhe dinjitetin e deputetit në arenën ndërkombëtare.
- diplomacia parlamentare ka ndikuar në përshpejtimin e ratifikimit të protokolleve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO dhe nënshkrimin e MSA-së me BE.
Sipas mendimit tim, duke e parë diplomacinë parlamentare si domosdoshmëri, shpresoj dhe besoj që Kryetarja e Parlamentit, nëpërmjet vizitave të saj zyrtare jashtë shtetit, të bëhet një “rekordmene” për njohjen e rolit të parlamentarizmit shqiptar në botë dhe të vazhdojë të japë kontributin e saj së bashku me deputetët e tjerë për çështjet madhore të vendit tonë, siç janë lëvizja e lirë e shqiptarëve, anëtarësimi në BE dhe të rrisë më shumë bashkëpunimin me senatorë dhe deputetë të vendeve të tjera në interes të zhvillimit të Shqipërisë.