Domosdoshmëria e prioriteteve
Blendi Kajsiu
Për momentin një nga karakteristikat më të spikatura të skenës sonë politike në përgjithësi dhe të qeverisjes në veçanti është çorientimi. Në skenën politike çorientimi dallohet qartë tek tango pozitë–opozitë. Shumica përplaset me institucionet që ka prodhuar vetë. Opozita socialiste mbron institucionet e prodhuara nga shumica. Ndërkohë që të dyja bashkëpunojnë për të fuqizuar ekzekutivin përballë institucioneve me të cilat ai po përplaset. Në qeverisje çorientimi është i qartë tek numri i nismave pafund, pa fillim dhe pa lidhje, si “Shqipëria në moshën e internetit”, “Shqipëria një euro”, dhe së fundi “Shqipëria në NATO”. Edhe vetë qeveria e ka të vështirë të kuptojë se ku fillon njëra nisëm dhe ku mbaron tjetra, lëre më pastaj të shpjegojë përsenë e tyre, pasi më shumë sesa prioritete ato ngjasojnë si parulla.
Me të drejtë dikush mund të protestojë se Qeveria aktuale ka një dhe vetëm një prioritet të qartë; luftën kundër korrupsionit. Por ky është një prioritet kot, pasi në Shqipëri korrupsioni nënkupton gjithçka, ryshfetin, abuzimin me postin, keq-qeverisjen, klientelizmin politik, mosfunksionimin e spitaleve, të universiteteve, të infrastrukturës dhe kështu pafund. Gjithçka që nuk funksionon siç duam i vishet korrupsionit, çka e bën korrupsionin thjesht diferencën midis realitetit ku jetojmë dhe dëshirave që kemi. Prandaj anti-korrupsioni nuk mund të jetë prioritet. Të synosh eliminimin e korrupsionit në përgjithësi do të thotë të qeverisësh mirë, të eliminosh ryshfetin, të eliminosh klientelizmin politik, të përmirësosh infrastrukturën, të vësh në funksionim spitalet, universitetet, e kështu pafund.
Secili prej këtyre qëllimeve mund të jetë një prioritet, të gjithë së bashku jo, pasi shpesh ata përjashtojnë njëri–tjetrin. Kështu, eliminimi i ryshfetit në administratë nënkupton një monitorim më të detajuar dhe të thelluar të procesit të tenderimit. Ama, kjo bën që procesi i tenderimit të ngadalësohet, çka do të thotë më pak investime në infrastrukturë në përgjithësi apo rrugë në veçanti. Prandaj të deklarosh, siç bën kryeministri ynë, se nga njëra anë do të eliminosh korrupsionin në administratë dhe nga ana tjetër do të shtrosh 4 mijë kilometra rrugë rurale, do të thotë të deklarosh dy prioritete që përjashtojnë njëri-tjetrin. Në fund të ditës nuk arrihet as njëri dhe as tjetri. Prandaj shumë prioritete do të thotë asnjë prioritet.
Asgjë më shumë sesa qeverisja aktuale nuk e vërteton këtë. Ajo erdhi në pushtetet duke shpallur prioritet gjithçka, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e biznesit, reformën e drejtësisë, reformën e arsimit, 4 mijë kilometra rrugë rurale, shfarosjen e errësirës si dhe furnizimin 24 orë me ujë. Ndonëse është e pamohueshme se në disa sektorë ka pasur edhe arritje, përsëri tashmë që qeverisjes aktuale po i vjen fundi është vështirë që ta identifikosh atë me ndonjë arritje konkrete. Jo më kot kryeministri ka dalë nëpër Shqipëri duke bërtitur “Shqipëria në NATO”. Anëtarësimi në NATO mbetet arritja më e madhe kësaj qeverie, ndonëse aty ajo ka edhe meritën më të vogël, sikurse tregoi edhe Gërdeci.
E megjithatë as anëtarësimi në NATO dhe as anëtarësimi në BE nuk mund të jenë prioritete, ndonëse pothuajse të gjitha forcat politike e propagandojnë këtë me zell. BE dhe NATO, ashtu sikurse korrupsioni janë njëkohësisht gjithçka dhe asgjë. Të futesh në BE do të thotë të kesh një qeverisje eficente, një administratë efikase, të luftosh korrupsionin, të kesh 24 orë ujë dhe drita, rrugë, punë, mirëqenie e kështu pafund. Të gjitha këto janë të rëndësishme, por ato nuk mund të arrihen njëkohësisht duke i shpallur si një prioritet i vetëm dhe i pandarë nën ombrellën e integrimit evropian. Këtë e dëshmon më së miri fakti që kemi 15 vite që e kemi shpallur Evropën prioritet dhe ende kemi mungesa në ujë dhe drita, kemi spitale skandaloze, një infrastrukturë të dobët, një administratë publike jo profesionale, një arsim publik gjithnjë e në rënie dhe korrupsion gjithnjë e në rritje. Duke e shpallur Evropën prioritet në përgjithësi nuk kemi zgjidhur asnjë nga çështjet madhore që na nxijnë jetën në veçanti. Natyrisht shumë nga këto probleme duan kohë që të zgjidhen. Ama nuk është shumë të pretendosh që në më shumë se 15 vite tranzicion të ishte zgjidhur qoftë edhe njëri prej tyre, uji, dritat, spitalet, universitetet, apo administrata. Të vetmet gjëra që duket se janë zgjidhur në këto vite tranzicion janë ato që kanë të bëjnë pak ose aspak me qeverisjen, siç janë shërbimet dentare apo ato bankare, ku natyrisht edhe qeverisja e kaluar ka pasur një kontribut. Gjithsesi kemi të bëjmë me zgjidhje pavarësisht dhe jo nëpërmjet qeverisjes.
Edhe opozita aktuale më shumë sesa ndonjë prioritet konkret me “politikën e re” na ofron një projekt modernizues që synon t’i përmirësojë gjërat në përgjithësi. Është një projekt që të paktën në nivelin e ligjërimit është kopjuar sa nga rruga e tretë e Tony Blair, që tashmë ka rezultuar pa krye, aq edhe nga fushata e Obamës në SHBA. Ashtu sikurse Blair dje, edhe Rama sot thekson nevojën për një politikë të re dhe për modernizim. Ashtu sikurse Obama që thotë se duhet shkuar përtej ndarjes blu (republikan) dhe të kuqe (demokrat) edhe Rama deklaron se duhet shkuar përtej së majtës dhe të djathtës. Mbetet për t’u parë sesi do të arrihen të gjitha këto në rastin e Shqipërisë. Deri tani PS-ja na ka folur shumë për dështimet e politikës së vjetër, por pak se si do arrihen sukseset e politikës së re. Akoma më e paqartë është se cili do të jetë prioriteti i “politikës së re”. Deri tani kjo politikë herë thotë se do të vërë në qendër të saj qytetarin herë fshatarin, dhe ndonjëherë të dy, po ende pa na treguar përse dhe si.
Kjo nuk do të thotë se gjithçka do të zgjidhet sapo partitë të përcaktojnë dhe të mbajnë një prioritet të caktuar në qeverisje. Mungesa e prioriteteve nuk vjen si pasojë e mungesës së vullnetit apo të padijes nga ana e udhëheqësve. Përcaktimi i prioriteteve nuk është thjesht një proces teknik, por mbi të gjitha politik dhe ideologjik. Edhe çështje në dukje thellësisht teknike si furnizimi me ujë kanë një prapavijë të qartë ideologjike, që ka të bëjë me rolin e privatit dhe të shtetit në furnizimin me ujë të qytetarëve, që ka të bëjë me çmimin e ujit, me të drejtën për të pasur ujë me çmim të ulët, e kështu me radhë. Çdo zgjidhje që kufizohet thjesht tek momenti teknik, duke anashkaluar dimensionin politik vështirë të ketë sukses. Ama artikulimi i prioriteteve politike që zbërthehen në zgjidhje teknike nënkupton parti politike me identitet të qartë politik, çka mungon tërësisht në Shqipëri. Por ky është një diskutim më vete.