Topi shmang PD, pranon vetëm një kusht
Pas një afati njëjavor ku grupi i punës në Presidencë ka pritur sugjerimet e grupeve parlamentare për kriteret që duhet të ndiqen për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, zyrtarizohet lista e kritereve.
ADI SHKEMBI
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur dje se në mbledhjen e radhës së grupit të ekspertëve janë shqyrtuar të gjitha propozimet e ardhura nga PD, PS, PR e PDK. Por ajo që bie në sy nga kriteret e shpallura, është fakti se nga sugjerimet e PD-së është marrë parasysh vetëm një dhe nga PS-ja të paktën tre propozime. “Në mbledhjen e paradites së sotme në Presidencë, grupi i ekspertëve ligjorë, që po ofron asistencën juridike mbi standardet në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ka shqyrtuar propozimet e ardhura nga grupet parlamentare si dhe propozimet e ekspertëve për kriteret dhe standardet e vlerësimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Grupi i ekspertëve shqyrtoi me vëmendje çdo rekomandim dhe sugjerim, duke i marrë ato në konsideratë si dhe duke i shoqëruar me komentet përkatëse mbi interpretimin juridik të tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Kriteret
Pas zyrtarizmit të kritereve që do të plotësojnë gjyqtarët, rezulton se kreu i shtetit ka marrë parasysh vetëm një kriter të Partisë Demokratike, atë që ka të bëjë me transparencën e të ardhurave financiare të kandidatëve. Ndërkohë, Topi, nuk ka marrë parasysh kushtet e PD-së që gjyqtarët të mos kenë marrë pjesë më parë gjatë karrierës së tyre në procese politike; të mos kenë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale, apo të mos jenë të përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë për fatin e sugjerimeve të socialistëve. Të paktën katër sugjerime të grupit të PS-së (përfshi edhe kriterin për transparencën financiare, e cila ishte e njëjtë me të PD-së), janë marrë parasysh nga Topi. Kriteret e sugjeruara nga PS-ja kanë të bëjnë me integritetin moral të gjyqtarëve, niveli i lartë profesional si dhe të mos u jenë provuar shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Në listën e kritereve të publikuara dje nga ana e Topit thuhet se, “grupi i ekspertëve i sugjeroi Presidentit që në vlerësimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të marrë në konsideratë edhe kriteret e mëposhtme: tregues të lartë cilësorë dhe intelektualë të punës së kandidatit (vendime gjyqësore, pretenca, parashtresa); tregues intelektualë të kandidatit jashtë ushtrimit të profesionit (botime, artikuj shkencorë, kryesisht në fushën juridike); të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave dhe kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarët e Gjykatës së Lartë; të inkurajohet karriera gjyqësore”.
Deklarimi i pasurisë
Gjithashtu grupi i punës në mbledhjen e djeshme ka vendosur që t’u kërkojë të gjithë kandidatëve që nuk janë të detyruar të deklarojnë pasurinë pranë ILDKP-së, ta bëjnë një gjë të tillë në zyrën juridike të Presidentit brenda 3 korrikut. “Në funksion të transparencës së procesit dhe të emrave të paraqitur, ftohen të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë mbartur detyrimin për deklarim të pasurisë sipas ligjit, të depozitojnë pranë Zyrës Juridike të Presidentit brenda fundit të ditës së enjte, 3 korrik 2008, deklarimin e pasurisë së tyre, burimin e saj si dhe të detyrimeve financiare sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Ky deklarim duhet të shoqërohet me autorizimin e kandidatit për verifikim të të dhënave të paraqitura”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër, KLD-ja do të informojë Presidentin për deklarimet e pasurisë së gjyqtarëve, të cilët kanë paraqitur kërkesë për në Gjykatën e Lartë.
Lista e kritereve
•Arsimi i lartë juridik, mënyra e kryerjes së tij, kualifikime shkencore.
• Vjetërsia në punë, duke patur parasysh që ushtrimi i profesionit të ketë qenë sa më afër gjyqësorit.
• Për periudhën ligjore të vjetërsisë, të shikohen masat disiplinore, fuqia e tyre ligjore, lloji dhe numri i masave të dhëna.
• Integriteti i lartë moral, reputacion i mirë në komunitetin e juristëve dhe mbështetje shoqërore e institucionale.
• Gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të profesionit, të mos ketë patur precedentë penalë, të ketë përmbushur detyrimet ligjore, të ketë qenë transparent dhe të ketë justifikuar pasurinë e tij.
• Tregues të lartë cilësorë dhe intelektualë të punës së kandidatit (vendime gjyqësore, pretenca, parashtresa).
• Tregues intelektualë të kandidatit jashtë ushtrimit të profesionit (botime, artikuj shkencorë, kryesisht në fushën juridike.)
• Të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave dhe kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
• Të inkurajohet karriera gjyqësore.