Donadoni: “Gjithçka varet nga ne”

Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, pas fitores 2-1 në Ukrainë, ka në mendje vetëm takimet e ardhshme, që do të jenë edhe decizive për të arritur në finalet e Euro 2008: kundër Gjeorgjisë në Xhenova, më 13 tetor, dhe më pas, në mesin e muajit nëntor, transferta delikate me Skocinë dhe në fund ndeshja në shtëpi kundër Ishujve Faroe. "Kualifikimet varen vetëm nga ne, nuk shoh në shtëpinë e të tjerëve", - tha komisari "axurr" pas kthimit nga Kievi. "Nëntë pikë për të shkuar në Europian? Jo, nuk bëj kalkulime, - thekson tekniku, - ky është grupi më i vështirë, para ndeshjes me skocezët mund të ndodhë gjithcka. Edhe Ukraina mund të rihyjë në lojë". Donadoni flet edhe për cështjen Del Piero: "U masakrua pas paraqitjes me Francën, por jo prej meje. Tani është për mua më e lehtë të them se rezultati në Kiev më dha arsye: mua më vjen keq të dërgoj në tribunë megjithatë, Foxhan, Kurcin apo Del Pieron".