E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini, trajneri më i paguar në Itali

Pesë milionë euro në vit. Është kjo paga që supozohet se merr Roberto Mancini, trajneri i Interit. Tekniku zikaltër rezulton më i paguari në Serinë A duke fituar edhe duelin me Karlo Ancelotin, që me 4.5 milionë eurot e paguara është në vendin e dytë. Trajneri më i pak i paguar nga 20 teknikët e Serisë A merr 200 mijë euro në vit. Ky është trajneri i Livornos dhe Bogdanit, Fernando Orsi. Janë 6 milionerë që në total arrijnë 21,76 milionë euro. Mancini merr trefishin e kolegëve të tij te Juventusi e Fiorentina, Klaudio Ranieri dhe Cezare Prandeli.
Trajneri i Romës, Luciano Spaleti, con në shtëpi cdo vit 2 milionë euro. Trajneri i Torinos, Valter Novelino, fiton 1 milion euro në vit. Roberto Mancini është më i paguari në Itali, por lideri në Europë përsa i përket pagës që merr një trajner është portugezi Hoze Mourinjo. Tekniku i Celsit fiton 5.5 milionë euro, ndërsa ai i Realit të Madridit, Bernd Shuster, 4 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›