E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kordoba: “Adriano do të kthehet i madh”

Ivan Ramiro Kordoba vë bast për Adrianon: "Mendoj se është duke punuar shumë mirë, ka një mentalitet të madh në këto momente. Besoj kjo është mënyra e duhur për të përballuar këtë fillim kampionati dhe të vazhdojë rrugën që mund ta sjellë në atë gjendje që e njohim si lojtar. Kemi shumë besim te ai. E dimë të gjithë që është shumë i fortë". Braziliani, megjithatë, ka kombinuar një tjetër zakon të tij, duke bërë këshilltarin e di-xheit në rastin e festës të organizuar për hapjen e një lokali. Nga klubi i Interit thonë se kësaj radhe Adriano ka marrë lejë.
Roberto Mancini mori një lajm të keq: Kristian Civu është dëmtuar në shpatull gjatë miqësores së Rumanisë me Gjermaninë. Për rumunin dëmtimi do të thotë një muaj pushim. Në shtëpinë e Interit alarmi në mbrojtje është i madh, pasi për Ligën e Kampioneve i dëmtuar është dhe Marko Materaci e të skualifikuar janë Burdiso, Maikon dhe Kordoba. Për transfertën e Stambollit me Fenerbahcen në dyshim është dhe Samuel.

Digao: "Nuk jam vetëm vëllai i Kakasë"

"Mendoj të gjej hapësirën time. Me kohë tifozët nuk do të më quajnë vetëm "vëllai i Kakasë", por Diagao". Vëllai i yllit të Milanit është i sigurt: do t'i mësojë të tjerët ta njohin dhe ta vlerësojnë si mbrojtësi i Milanit. Të jesh vëllai i vogël i lojtarit të konsideruar si më i fortë shpesh nuk është një ndihmë e madhe. Tre vite diferencë në moshë dhe role krejt të ndryshme në fushë. Mbrojtësi i ri brazilian flet edhe patriotin e tij Pato, blerjen e re të Milanit. "Për sa i përket Patos, ai është shumë i zoti, është një djalë spektakolar. Sapo ka mbërritur dhe ka shumë presion rreth vetes, por ne brazilianët jemi duke e qetësuar. Do të bëj shumë gjëra këtu".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›