Policia, gradat u heqin uniformën 1 mijë punonjësve
TIRANE – Zbatimi i sistemit të ri të gradave në Policinë e Shtetit, pritet ta reduktojë numrin e efektivëve në organikën blu në limitin e 9700 punonjësve.
Ky është limiti i organikës së përcaktuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga vendimi i qeverisë, duke lënë jashtë sistemit të gradave rreth 1 mijë efektivë që aktualisht janë pjesë e piramidës blu. Të gjithë këta punonjës që nuk përmbushin kriteret e vjetërsisë, arsimit policor si dhe elementë të tjerë të parashikuar në ligjin përkatës do të kalojnë në administratën publike të Policisë ose Shërbimet Mbështetëse. Kjo do të thotë se disa prej funksioneve policore do të kthehen në funksione administrative civile pa grada. “Procesi i kalimit në sistemin e ri të gradave nuk nënkupton në vetvete ulje të numrit të përgjithshëm të punonjësve të policisë, por synon zbatimin në mënyrë korrekte, të plotë dhe me transparencë të sistemit të ri të gradave”, pohoi Prençi, në deklaratën e tij. Në këtë sektor të ri që mund të krijohet në ngrehinën blu, pritet të kalojnë të gjithë ata që nuk kanë mundur të marrin gradën sipas funksionit që kanë pasur, për shkak të mungesës së arsimit policor si dhe për shkak të mungesës së vjetërsisë. Një armatë prej gati një mijë personash, tashmë nuk do të mbajnë më titujt e oficerit të policisë, gradat, etj. Kjo u tha dje në një konferencë për shtyp, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, që shoqërohej nga 4 zëvendësit e tij. Prençi theksoi se në organikën e policisë pritet të ketë ndryshime dhe transferime të nivelit të mesëm dhe bazë, të cilët nuk përmbushin kërkesat e Ligjit të Policisë dhe vendimit të qeverisë për gradat. Këta të fundit pritet të lëvizin, në vendet që iu përshtaten me gradën që ata do të marrin. Kreu i Policisë Ahmet Prençi tha se të gjithë punonjësve të policisë, iu është komunikuar grada që ata do të marrin sipas funksionit, e ndërthurur kjo me vjetërsinë në punë. Kreu i uniformave blu shtoi se tashmë mund të quhet i përfunduar i gjithë procesi i vënies në zbatim të gradave në Policinë e Shtetit dhe në ekuivalentimin e tyre, sipas vendimit të qeverisë. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Parlamenti miratoi ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ndërsa qeveria miratoi vendimin për vënien në zbatim të gradave të saj. Kjo linte 6 muaj afat në vënien në zbatim të tyre, që ishte data 11 qershori. Përsa i përket pagave të punonjësve të këtij institucioni, kryepolici, pohoi se grupet përkatëse të punës, po kryenin studimin përkatës për të nxjerrë tabelën e pagave sipas funksioneve organike. Ndërkaq, pas hyrjes në fuqi të sistemit të gradave, pritet të nisë diferencimi i funksioneve të shërbimeve mbështetëse nga ato të policisë. Funksionet mbështetëse nuk do të kenë si më parë kompetenca policore, por vetëm administrative. d.b