Bogdani dëmtohet në kavilje, jo në dyshim kundër Udinezes

Sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani është dëmtuar në kaviljen e djathtë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, megjihtatë nuk do të jetë në dyshim për sfidën e Sienës kundër Udinezes, që humbi të dielën e kaluar me Lacion. Bogdani gjatë këtij sezoni ka shënuar vetëm 2 gola në 478 minuta të luajtura. Trajneri i Sienës, Mario Bereta pohoi se i djeg shumë humbja me Rexhinën (0-1), teksa deklaroi se e konsideronte te rregullt golin e anuluar të Erjon Bogdanit.