E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja, në kërkim të partnerit të Lorik Canës

Rezultatet e fundit tepër negative të Olimpikut të Marsejës (5 humbje në 13 takime) dhe rrëshqitja në vendin e tetë në klasifikimin e Ligës së Parë franceze e kanë detyruar presidentin e Marsejës, Pape Diouf të mendojë seriozisht për rekrutimin e lojtarëvë të rinj në merkaton e dimrit. Disa pista janë ndërtuar dhe emrat e kandidatëve për të veshur bluzën e Marsejës janë disa, ku spikasin dy lojtarë në sektorin e defensiv të mesfushës, pjesë e së cilës është edhe shqiptari Lorik Cana. Aldonin (CSKA Moskë) është një nga kandidatët potencialë për të luajtur përkrah Canës, por ardhja e tij konsiderohet nga ekpspertët si 40% e sigurt. Aldonin, një mesfushor me eksperiencë do të zërë vendin e Modeste M'Bami, "armikut të Loric Canës". Forma e treguar nga M'Bami ka lenë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që shqiptari konsiderohet si lojtari i dytë më i mirë te Marseja. Një emër tjetër është Steve Gohourim një futbollist që luan me Young Boys në Zvicër, por dhe kuotat e tij për të ardhur te Marseja gjatë dimrit janë 25%.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›