E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donatella Salviola: Dhuna e 21 janarit, efekt ne turizem

Situata e krijuar ne vend nga demonstrata e dhunshme mund te jap efekt direkt ne turizem. Donatella Salviola, pedagoge ne Universitetin Europian te Turizmit thote se ngjarjet e dates 21 janar kane bere xhiro ne mediat e gjithe botes dhe nje turist do te mendohet gjate perpara se te vije ne nje vend me probleme. Ne nje interviste dhene per gazeten "Koha Jone", Saviola shprehet se efekti i ngjarjes nuk do te jete afatgjate, por sidoqofte ka krijuar imazh te gabuar. E ardhur prej pak javesh ne Tirane, ne cilesine e nje profesionisteje te turizmit, Saviola ka bere dhe nje "portret" jo te zakonte te kryeqytetit shqiptar. Ajo vlereson mikpritjen dhe ritmin e zhvillimit, por nuk le pa permendur papastertine, plehrat dhe rrezikun qe mund t'i kanoset nje turisti ne rruget e demtuara, telat e korrentit qe varen nga shtyllat ne kryeqytet. Saviola flet dhe per strategjite e turizmit dhe fushat ku duhet te investohet ne te ardhmen ne vend.

Ditet e fundit ne Shqiperi ka pasur protesta. Njera prej tyre ishte e dhunshme, madje u kerkua dhe te hyrja me force ne Kryeministri. Mendoni se keto pamje krijojne probleme per te ardhmen e turizmit ne Shqiperi?

Dhe pse per shume aspekte situata ne Shqiperi eshte ndryshe nga ajo ne Tunizi, ne Egjipt dhe ne disa vende te tjera te Magrebit, ne sy te botes, te atyre qe degjojne dhe shikojne lajmet dhe pane ato dite fatale, duket sikur "Mesdheu eshte ne revolte", prandaj dhe ai qe do te udhetoje per kenaqesi, per defrim, pra per turizem dhe jo per pune zgjedh destinacione te tjera. Gjate ketyre diteve, te cilat fatkeqesisht perfunduan ne tragjedi, edhe faqet zyrtare te ambasadave, per siguri, keshillonin qe te shtynin ndonje udhetim, aty ku eshte e mundur, ne kete periudhe. Une isha ketu javen e kaluar kur u zhvillua manifestimi tjeter dhe gjithcka ishte e qete, nen kontroll, por njerezit nuk mund ta verifikojne personalisht kete dhe pyesin nese eshte gjithcka e qete, apo sa do te zgjase kjo situate pakenaqesie. Kane frike per sigurine e tyre dhe te te afermve te tyre. Mbi te gjitha pyetet ne momentin kur zgjidhet nje vend turistik, sepse te shkosh me pushime, pikerisht ne nje vend qe ndodhet ne keto momente te vecanta politike, mund te paraqese surpriza. Fatkeqesisht ato pamje, nepermjet te gjitha mediave te mundshme, bene xhiron e botes dhe nuk mendoj se ne nje periudhe afatgjate do te ndikojne ne fluksin e turizmit ne Shqiperi, mbi te gjitha nese situata stabilizohet, por ne nje periudhe afatshkurter po.
Duke ndryshuar teme, ju keni dy jave ne Shqiperi. Cfare pershtypjesh keni?
Meqenese punoja munda te vizitoj vetem Tiranen dhe mund te them se nga gri, me arkitekturen e saj me ndikime te qarta sovjetike, pervec se vuri make up-in, qyteti eshte ne levizje te vazhdueshme me evente te ndryshme. Pjesa me e madhe e vizitoreve e fillojne itinerarin e tyre nga sheshi "Skenderbej", nje vend i hapur, shume i bukur ne qender te cilin po e rregullojne. Ne lindje qendron Mali i Dajtit; edhe tregu i qendres meriton te vizitohet, xhamia e vjeter e "Et'hem Beut" dhe Muzeu Kombetar. Pervec te tjerave, nuk shpenzohet shume, ka shume restorante me kuzhine tipike shqiptare, italiane, franceze dhe piceri, bare, diskoteka, qendra tregtare, banka, spitale dhe universitete nderkombetare dhe private. Pra shume te rinj dhe te huaj; pastaj...nje jete e thjeshte ne disa aspekte dhe paksa "fshatareske" qe eshte e prekshme neper rruget me trafik te qytetit plot smog. Ne keto rruge mund te shihen ende: burra te moshuar te cilet me ane te nje pagese mund te peshojne te gjithe ata qe duan. Kjo te ben te mendosh qe ndoshta ka njerez qe nuk kane ende peshore ne shtepi. Ata qe pine duhan te kruspullosur, ata qe shesin portokalle dhe banane ne rruge, geshtenja te pjekura, kepuce te perdorura dhe te brendshme. Pra eshte nje vend "shume ngjyresh". Ka rrugica me ere te keqe dhe te pa shtruara dhe me pluhur. Aty ku trotuaret jane te shtruara jane te thyer. Duhet te shohesh poshte sepse gjithcka eshte nje kantier dhe ka puseta dhe gropa te hapura dhe tela te energjise elektrike te varura neper shtylla. Siguria ne pune dhe plehrat e ndara sipas materialeve prej te cilave perbehen, si plastike, qelqe dhe produkte te tjera eshte nje utopi. Koshat e plehrave jane te gjithe pa kapak sepse fatkeqesisht ka shume njerez qe aty kerkojne per te ngrene. Ketu ka shume etni, besime dhe shume rome, por ka ende shume pune per t'u bere.
Lonely Planet ka rekomanduar Shqiperine si vendin me te kerkuar per t'u vizituar nga turiste te te gjithe botes. Cfare do te thote kjo per Shqiperine?
Do te thote shume, por ne kete moment mund te jete nje bumerang, nje arme me teh te dyfishte, nese nuk shfrytezohet ne menyren e duhur, sepse vendi nuk duket te jete ende 100 % gati per te pritur nje numer te madh turistesh nderkombetare, me te gjitha kerkesat e tyre. Nuk i referohem ketu vetem situates politike aktuale, ose infrastruktures qe per momentin mund te jene te mjaftueshme si numer. Nuk i referohem mikpritjes, te cilen e vertetuam qe ekziston, por profesionalitetit te sherbimeve turistike dhe te atyre qe i menaxhojne, te cilet ndonjehere jane vetem njerez te pasur, qe nuk i perkasin ketij profesioni. Ndaj dhe mendoj se ky universitet eshte i rendesishem, sepse vertete studentet pergatiten te punojne me motivim dhe profesionalitet ne boten e turizmit dhe qe do e rrisin vertete kombin e tyre, meqenese po behet, ne menyren e duhur dhe ne drejtimin e duhur dhe pa qene me i detyruar te largohesh prej ketu. Perkundrazi duke e njohur profesionalizimin ne sherbimin turistik do te dine te vleresojne aspektet me te mira te vendit dhe jo vetem ato folklorike, por historike, kulturore dhe me radhe do te vene ne sherbim njohurite qe kane fituar sipas rolit qe do te luajne ne sektorin turistik. Gjithashtu kjo do te arrihet edhe duke shfrytezuar eksperiencat e atyre qe tashme punojne ne kete sektor dhe qe vijne nga shtete te ndryshme te botes.
Cfare duhet te behet per te permiresuar infrastrukturen per turistet e huaj, per te pritur nje numer sa me te madh?
Duhet te dime "te degjojme" tregun, te analizojme territorin dhe target-in e klienteve qe do te na jape nje infrastrukture e caktuar, ku fjala kyc eshte "vecantia", sepse jo gjithcka eshte e mire per te gjithe. Nuk mund te gjenden me biznesmene, cifte ne muaj mjalti dhe pelegrinazhe qe kane buxhet dhe kerkesa te ndryshme ne te njejtin vend. Duhet te ndryshojme, te mos bejme gabimet e te tjereve, te bejme bizneset dhe planet e marketingut sic duhet dhe t'i monitorojme ne menyre te vazhdueshme. Duhen kurse per formim profesional te qendrueshem per te gjithe personelin, te futet ne perdorim teknika e upsellling-ut dhe te politikave te "yield" dhe "revenue management". Duhet qe te mos e marrim kurre dicka si te mireqene, te pranojme kundershtimet dhe kritikat pa rene ne gabime banale qe shkojne nga komunikimi verbal dhe ai jo verbal, te shmangim genjeshtrat per te shitur sherbimet ose produktet qe nuk ofrohen nga infrastruktura, si sherbimi i internetit, pishinat, restorantet etj. Duhet qe gjithmone te veme ne dukje ristrukturimet dhe ndryshimet e cfaredolloj, si dhe te jemi shume te qarte ne tarifat.
Cili prej llojeve te turizmit eshte me i rendesishem per Shqiperine, ai veror-bregdetar, apo ai dimeror-malor?
Me kane treguar qe pervec bunkereve dhe topave te braktisur qe bejne pjese ne te kaluaren e ketij kombi; sic pata mundesi te lexoja dhe te shikoja ne disa guida turistike, ka edhe pamje te bukura te disa peizazheve, qyteteve dhe plazheve gjate bregdetit, pervec vendeve qe jane pasuri e UNESCO-s dhe nje deti te mrekullueshem. Pra ka prirje per rritjen e turizmit detar, por nuk eshte keshtu. Turizmi detar thjesht eshte me i njohur ndaj nuk duhet te veprohet keshtu, sepse ne kete vend ka dhe shume male qe per shume persona nuk jane te njohur dhe pervec dimrit, me nje reklame te mire dhe aktivitete te caktuara mund ta kthejme ne nje turizem malor per te gjitha stinet me ekskursione, rruge per guida me bicikleta malore, per te studiuar shpellat, per udhetime me kuaj, me gomare, per te gjitha moshat etj. Pra dicka per ata qe e duan malin. Mendoj se Shqiperia eshte nje vend qe ka shume per te treguar dhe per t'u vleresuar me rakine dhe byrekun, artizanatet dhe zakonet e traditat e saj.
Nje prej sekreteve te te pasurit shume turiste eshte dhe mikpritja. Si ju duken shqiptaret, jane njerez miqesore apo jo?
Ne italianet dhe mbi te gjitha ata te bregdetit puljez, ruajme ende kujtime "paksa te vecanta nga shqiptaret", por duke qene hera e pare qe vij ketu mund te them qe me ne italianet jane mikprites, te sjellshem, te perzemert dhe te disponueshem. Sigurisht qe u referohem njerezve qe munda te takoj dhe te njoh ne keto dy jave qe dhashe mesim ne Universitetin Europian per Turizmin, EUFT, te Tiranes. Ndaj mund ta quaj veten te privilegjuar, sepse jane njerez qe njohin italishten, qe studiojne dhe qe kane udhetuar, prandaj kane dhe nje mentalitet te hapur, te cilin duhet ta kete cdo njeri qe punon dhe qe do te punoje, sidomos ne fushen e turizmit. Ne vetem dy jave, me ndihmen e tyre kam mesuar dhe disa fjale ne shqip. Por, ne pergjithesi, vura re nje fare miresjellje te lidhur ndoshta dhe me idene e vjeter mbi mikpritjen qe e cilesonte mikun si te shenjte.
Profesionaliteti i sherbimeve turistike eshte i rendesishem per te pasur sukses ne kete fushe. Cili eshte roli i nje universiteti per te permiresuar sherbimet ne Shqiperi?
Roli i nje Universiteti, si EUFT, universiteti i pare privat per turizmin ne Shqiperi dhe shembull i vetem ne Evropen Mesdhetare, eshte te merret me turizmin si "ndermarrje" qe ofron produktin e vet turistik, por te perfshire edhe ne nje kontekst mjedisor, territorial, kulturor, shoqeror. Pra qe e sheh kete gjithe kete proces si "destinacion", ne baze te motivimit te eksperiences turistike, duke formuar te rinjte e vendit. Kjo arrihet fale edhe bashkepunimit me universitete te tjera dhe shkolla evropiane, te mesme te hotelerise. Me ane te ketij procesi do te kemi profesioniste serioze dhe te specializuar, me oferta formuese qe shkojne nga njohja e gjuheve deri ne lende teorike dhe praktike ne sektorin e turizmit dhe stazhit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›