Shqiptaret e padeshiruar ne BE, si te shpetojne nga kufizimi
Pas heqjes se kufizimit te vizave per shtetasit shqiptare, ata mund te hyjne lirisht ne vendet evropiane te zones Shengen, vetem duke prezantuar ne kufij nje pasaporte biometrike. Por kete lehtesi nuk e kane ata shtetas shqiptare te cilet ne vendet e ndryshme te zones Shengen, perpara se te liberalizohen vizat, kane marre statusin e shtetasit te padeshiruar. Zyrtarisht behet e qarte se "qytetareve shqiptare, te cileve iu eshte refuzuar hyrja ne sistemin Shengen nuk mund te hyje ne zonen e Schengen-it ku perfshihen te gjitha shtetet fqinje si Itali, Greqi, etj. Ambasada e Republikes se Greqise ne Tirane, pohon per agjencine e lajmeve NOA se ka nje zgjidhje per kategori te caktuara. "Atyre te cileve iu eshte ndaluar hyrja ne sistemin Schengen, per arsye se jane te regjistruar si te padeshiruar nga Greqia, mund t'i paraqesin nje pyetje Zyres sone, ne menyre qe te informohen vetem per arsyen dhe kohezgjatjen e refuzimit qe ekziston kunder tyre", - thane per NOA, burimet zyrtare nga kjo ambasade. Sakaq, ata, konfirmojne: "Kushdo qe deshiron heqjen e mases te ndalimit duhet te caktoje nje avokat nga Greqia, i cili zyrtarisht do t'i drejtohet organeve te pushtetit atje, ne menyre qe te informohet per llojin e vendimit qe i eshte shqiptuar kunder tij (shqiptarit) dhe te paraqese nje kerkese per te sfiduar dhe anuluar ate ne institucionet perkatese". Ambasada pohon per NOA se "palet e interesuara mund te dergojne relevante per kete qellim autorizime avokateve greke, te cilat do te paraqiten se pari ne zyren tone per te vertetuar origjinalitetin e nenshkrimit (tarifa 20 euro), se bashku me deshmi te pageses nga banka". Afro 90 per qind e numrit te pergjithshem te shtetasve shqiptare qe kthehen nga pikat doganore te huaja, jane persona te cileve per masa te ndryshme administrative ose penale, u eshte refuzuar per nje kohezgjatje te caktuar, hyrja dhe qendrimi ne vendet e zones Shengen. Pavaresisht se mund te jete dhene ne nje shtet, fjala vjen Greqi ose Itali, ky status eshte i vlefshem per te gjithe kohezgjatjen e dhene, per te gjitha vendet evropiane te zones Shengen.