E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta, PPE: Denojme dhunen e Edi Rames per cenimin qeverise legjitime

Ministri Basha zhvilloi takime me Kryetarin e Parlamentit Evropian Jerzy Buzek, Presidentin e Partise Popullore Evropiane Wilfried Martens dhe Sekretarin e Pergjithshem te PPE, Antonio Lopez- Isturiz. Asambleja politike e Partive Popullore Evropiane, grupit me te madh parlamentar ne Parlamentin Evropian, dje unanimisht, pa asnje vote kunder dhe asnje abstenim, ka votuar per te denuar pa asnje ekuivok dhunen e 21 janarit, organizatoret e kesaj dhune dhe perpjekjen per te arritur qellime politike me mjete te dhunshme te konstatuar me 21 janar nga Edi Rama dhe nje grup njerezish rreth tij. "Ka denuar organizimin dhe ekzekutimin e kesaj dhune me 21 janar, i ka bere thirrje opozites shqiptare te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, si zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe te bashkepunoje brenda institucioneve dhe ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet shqiptare, sikunder ka dhene mbeshtetje te plote dhe pa asnje rezerve per qeverine shqiptare dhe per projektin evropian te qeverise se kryeministrit Berisha", tha Basha ne lidhje me rezoluten e PPE. "Shqetesimi sot ka qene shume i madh per mjetet e zgjedhura nga Edi Rama, faktin qe nuk eshte fshehur aspak skenari, dhe informacioni eshte i plote jo vetem tek Partia Popullore Evropiane por edhe te gjithe komponentet e tjere te Parlamentit Evropian se kemi te bejme me nje skenar te paramenduar, te mirepergatitur, pra jo dicka qe ka ndodhur ne menyre spontane, faktin qe kemi te bejme me nje kontingjent ne teresi pa lidhje politike, pra nje perzgjedhje te kontingjentit kriminal, njerez te denuar per krime te renda apo njerez qe ndiqen per krime te renda dhe keqperdorimi i kontingjenteve te te rinjve te droguar", tha Basha. Sipas tij, te gjitha keto te dhena jane sintetizuar ne qendrimin qe eshte vene re dje edhe gjate diskutimit te asamblese politike te PPE, te nje shqetesimi te thelle per vazhdimin e perdorimit te mjeteve te tilla nga Edi Rama, vazhdimit te perdorimit te instrumenteve jo demokratike dhe violente per te arritur qellime politike. "Sesa efekt kjo ka tek Edi Rama kjo mbetet per t'u pare, por fakti eshte qe deri me sot jo vetem qe nuk ka degjuar zerin e Parlamentit Evropian, apo aq me pak te grupit parlamentar te PPE, por nuk ka degjuar deri me tani asnje nga miqte, partneret euroatlantike te Shqiperise nga Washingtoni ne Bruksel", tha Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›