Donatella Versace: Jeta ime me kokainën
26/04/2005 “Në fillim ishte argëtuese. Madje shumë. Por kokaina të tregon gënjeshtra. Ti mendon se mund ta kontrollosh, por është ajo që të kontrollon ty”. Për herë të parë stilistja e famshme Donetalla Versace rrëfen në revistën e famshme “Vouge” për varësinë e saj nga droga. Kanë kaluar dhjetë muaj që kur stilistja e njohur ka hyrë në një klinikë çintoksikimi në Arizona dhe prej një viti kjo është periudha më e vështirë e jetës së saj. “Merrja kokainë çdo ditë, qaja, qeshja dhe kaq”. Në numrin e djeshëm të “Vogue America” zonja bionde e sfilatave rrëfen për herë të parë detajet e jetës së saj. Gjatë gjithë këtyre muajve asnjë deklarim prej saj dhe tani kjo intervistë në të cilën ajo nuk kursehet të përshkruaj jetën e saj bashkë me drogën, që e largoi gjithnjë e më tepër nga miqtë e saj, nga bota. Stilistja pohon për “Vogue” se ka nisur të marrë kokainë në moshën 32-vjeçare. “Herën e parë nuk ndjeva asgjë, vetëm isha më e shkathët dhe energjike. Dhe kështu vazhdova, por vetëm gjatë festave në New York dhe Los Angeles, por vetëm kur vëllezërit e mi nuk më shihnin”. Gianni, kujton ajo, nuk drogohej, por vetëm pinte dhe flinte shpejt. “Një herë më ndodhi që pas një nate me miqtë e mi të nesërmen nuk arrita të zgjohesha dhe Gianni më priste për një sfilata. Më vonë kur u takuam më tha “Nuk më intereson se çfarë bën por duhet të dish kur dhe ku ta bësh”. Më pas nuk e preku më këtë çështje”. Stilisti i famshëm Gianni Versace, vëllai i saj, vritet më 1997. “Një dhimbje e jashtëzakonshme, një humbje e madhe. Më pas erdhi edhe ndarja nga bashkëshorti im Paul Beck, problemet personale dhe një agjenci për të drejtuar, megjithëse nuk isha në gjendje ta drejtoja. Të gjithë më shihnin”. Stilistja rrëfen se për një kohë hoqi dorë nga droga, “Nuk mund të vonohesha më, Gianni nuk ishte më”, pohon, por nuk arriti do të hiqte dorë përfundimisht. “Nuk arrita dot t’i bëja ballë dhimbjes dhe nuk mund të qaja në publik, shfryn duke kujtuar të vëllanë. Duhet t’i fshihja ndjenjat e mia. Dhe cila ishte mënyra për ta bërë këtë? Si më parë, me festat. Por të gjithë më shihnin dhe kështu nisa vetëm. Ishte edhe më e trishtueshme. Kështu i kam kaluar shtatë vitet më të këqija, më të tmerrshmet e jetës sime. Dukej sikur ishe mirë dhe e lumtur. Kënaqesha me miqtë e mi të famshëm, por nëse nuk do të drogohesha nuk do t’ia dilja dot. Por nisa të evitoja miqësitë e vërteta si atë me Elton John, pasi ai do të kishte kuptuar gjithçka dhe nuk do ta kishte pranuar këtë”. Ishte pikërisht Elton John, së bashku me ish-bashkëshortin e saj Paul Beck, që një mbrëmje organizoi një festë, pa dijeninë e saj, duke mbledhur të gjithë miqtë e saj në shtëpinë që dikur ishte e Gianni-t, dhe për një natë të tërë biseduan për Donatelën. Të nesërmen ajo mori avionin e shkoi në Arizonë, ku u shtrua në një klinikë të specializuar për çtoksikimin.
“Tani jam e lumtur, por ju lutem, mos ma hiqni edhe cigaren”.
“Tani jam e lumtur, por ju lutem, mos ma hiqni edhe cigaren”.