Familja Beckham në krizë?

26/04/2005 Ish-dadoja e familjes rrëfen se: “Po të mos ishin interesat ekonomike midis tyre që i mban të lidhur ata do të ishin ndarë prej kohësh”. Thashethemet më të fundit të bëra publike mbi një nga martesat më të famshme dhe të përfolura, David e Victoria Beckham, i konsideruara si çifti i artë në të gjithë, tregojnë se çifti zihet shpesh dhe nuk do të ishte ndonjë çudi nëse do të vendosnin të ndaheshin papritur. Madje, lidhja e tyre duket se po mbahet në këmbë vetëm pasi u leverdis të dyve. Këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për zëra por për deklarimet e 27-vjeçares, Abbie Gibson, që deri pak kohë më parë ishte dadoja e tre fëmijëve të futbollistit të Real Madrid dhe ish Spice Girl.
“Nuk besoj se vitin e ardhshëm do të jenë ende bashkë, ka deklaruar Gibson për tabloid-in britanik, "News of the World". Nuk bëhet fjalë për markën Beckham ose të ardhurat e tyre, por për pasurinë që bazohet në suksesin e martesës së tyre. Nëse nuk do të kishte interesa ekonomike që do t’i mbante të lidhur atëherë ata do t ishin ndarë”. Në fakt, sipas pohimeve të vajzës që ka punuar në shtëpinë Beckham për dy vjet rresht, Victoria e dashuron shumë të shoqin por është ai që e trajton keq. Pa përmendur këtu tradhtitë e tij të përsëritura, duke përfshirë edhe tradhtinë me parukieren e bashkëshortes së tij, Danielle Heath. Në intervistë dadoja, që është pushuar nga puna një muaj më parë, tregon se si futbollisti kishte vendosur ta linte gruan e tij rreth dy muaj para se Posh të sillte në jetë fëmijën e tyre të tretë, Cruz. Sipas tabloid-it çifti Beckham është përpjekur të ndalojë publikimin historisë së dados, duke u bazuar në një kontratë të firmosur më parë nga vajza ku ajo zotohej të mos tregonte asgjë nga jeta private e çiftit, tentativë e hedhur poshtë nga gjykata.
Avokatët e vajzës dhe të gazetës arritën të bindnin
jurinë se faktet që do të publikoheshin mund të konsiderohesh në “interes të publikut”. Intervista e plotë e dados së familjes Beckham do të botohet e plotë pas pak ditësh, ndërsa vetë David Beckham do të detyrohet të lexojë faktet të jetës së tij private në të përditshmet britanike.