Nënshkruhet procesverbali mes dy drejtorëve të policisë

25/04/2005 Lufta kundër terrorizmit e krimit të organizuar prioritet i homologëve
TIRANË- Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, dje, në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, është zhvilluar një takim bilateral me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Greke,Gjeneral-Lieutenant Georgios Aggelakos. Gjatë takimit të zhvilluar, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, të dy drejtuesit ndanë të njëjtin mendim për forcimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të të dy vendeve, në luftën e përbashkët kundër Krimit të organizuar, Trafikut të Drogës, qënieve njerëzore dhe të armëve, Menaxhimit të integruar të kufijve, Luftës kundër Terrorizmit, si dhe çdo lloj aktiviteti të paligjshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, shprehu mirënjohjen dhe falenderimin e tij për kontributin e dhënë nga vendi ynë dhe vendet fqinje në zhillimin në siguri të plotë të aktivitetit të lojrave olimpike. “Ky kontribut është një shembull se si mund të zhvillohet bashkëpunimi, për të qënë sa më efikas e për ti dhënë siguri vendeve tona”-tha ai.
Bashkëpunimi
Nga ana e tij, Ibraj vlerësoi se ky takim përbën një fazë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, pasi është në klimën e ngrohtë të bashkëpunimit rajonal dhe do të prodhojë rezultate. “Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi patur më tepër shkëmbim informacioni me policitë homologe dhe në zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, kemi qënë të sukseshëm” – theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Gjatë takimit të zhilluar, kreu i policisë greke ftoi homologun e tij, Ibraj, në një takim të radhës në Tetor në Athinë. Pas përfundimit të këtij takimi, u kalua në bisedime dypalëshe mes delegacioneve të të dy vendeve që kryesoheshin nga Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë këtyre bisedimeve, të dy delegacionet, pas përshkrimit të ecurisë së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes policive të të dy vendeve, si dhe analizimit të arritjeve të deritanishme dhe mangësive të evidentuara, konfirmuan dëshirën për të hapur një faqe cilësisht të re në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin policor, kjo me qëllim përballimin me efikasitet të kriminalitetit në përgjithësi dhe të formave të organizuara të tij në veçanti.