Sindroma Feraj: Masoneria në debatin publik
25/04/2005 Dy veset historike të mendimit shqiptar kanë pasë qenë dhe mbetet kompensimi i argumentit të munguar me fyerjen, si dhe bishtnimi në polemikë me anë të një mospërfilljeje false të tjetrit, që gjithsesi është një ekspedient me kompensu mungesën e argumentit. Hysamedin Feraj i paraqet të dy këto vese të mendimit shqiptar në shkrimin e vet «Ndryshimi i mendimit ndaj mendimit», që është botu në ditoren «Metropol», në 18 prill 2005. Ky shkrim i Ferajt është një reagim ndaj shkrimit tim polemizues «Shqiptarocentrizmi i Hysamedin Ferajt është Islamocentrizëm», i cili është botuar tek «Metropol» në 11 prill 2005. Futja ime në polemikën mes Ferajt dhe grupit të liberalëve të rinj, e ka nervozu Ferajn dhe madje ai sheh tek kjo gjë një teori konspiracioni kundër tij. Ja sesi shkruan Feraj:
«Por në “lojë” u fut shpifografi Kastriot Myftaraj. Krejt jashtë teme. Krejt pa vend. Krejt me shpifje: fund e krye. Kushdo që e ka shty dhe kushdo që e ka leju të përfshihet në një diskutim, që nuk kishte asnjë lidhje me të, ka bërë një veprim moralisht të ulët e të pabesë. Në qofshin “liberalët e rinj” apo kushdo, për ta vlen një batutë filmi: Qëllove si kalama o Mane». (“Metropol”, 18 prill 2005, f. 12.)
Për futjen time në këtë polemikë Feraj mund të thotë ç’ të dojë, por jo që ajo qe jashtë teme. Unë në polemikën time kapa një aspekt të shkrimit polemizues të Ferajt me liberalët e rinj dhe jo një aspekt çfarëdo, por idenë qendrore të shkrimit, atë se në qendër të mendimit shqiptar duhet të jetë Shqiptarocentrizmi. Synimi i polemikës sime qe me i tregu lexuesit se cili është koncepti i Ferajt për shqiptarocentrizmin, sipas librit të Hysamedin Ferajt «Skicë e mendimit politik shqiptar», ku Feraj pretendon se paraqet një paradigmë të mendimit politik shqiptar. Dhe këtë gjë e kam bërë duke e cituar gjerësisht librin e z. Feraj, siç e din mirë lexuesi që ka lexuar artikullin tim.
Logjika e Ferajt më ngjan me të vërtetë e habitshme, kur e akuzon virtualisht ditoren «Metropol» dhe liberalët e rinj, se kanë bërë një konspiracion kundër tij, duke më nxitë mua me polemizu me Ferajn. Feraj në shkrim thotë se më njeh personalisht dhe kjo është e vërtetë. Madje Feraj më njeh shumë mirë, aq sa me e ditë se unë nuk kam nevojë për nxitje me u involvu në një polemikë dhe se jam gjithherë gati me polemizu. Me sa duket dr. Feraj kërkon që debate publik shqiptar të shndrrohet në ekskluzivitet të një masonerie të mendimit individët e së cilës janë puppet strings të qendrave misterioze ku çuditërisht dhe sinjifikativisht dr. Feraj gjen akces gjithsesi. Por pse është nervozuar dr. Feraj. Ja pse:
«Por dikush e pa të arsyeshme të qëlloj si kalama duke përfshi në “polemikë” shpifografin Kastriot Myftaraj që nuk afrohet askund, madje është e kundërta, në profesionalizmin shkencor, nivelin kulturor dhe etikën e polemizuesve të deritashëm, kolegëve të mij liberalë të rinj». (“Metropol”, 18 prill 2005, f. 12.)
Feraj është nervozuar sepse me të ka polemizuar një person si unë, të cilit, sipas Ferajt, i mungoka profesionalizmi shkencor, niveli kulturor dhe etika polemizuese. Madje Feraj shkon deri atje saqë me më pru mua si shembull të asaj çka ai e quan të keqe në mendimin shqiptar dhe që sipas tij duhet ndryshu. Feraj shkruan:
«Nuk do të isha marrë, dhe as nuk do të kisha dhënë ndonjë përgjigje për shpifjet e Myftarajt, sikur ky të mos ishte një rast për ta formulu publikisht këtë shqetësim; domosdonë e ndryshimit të qëndrimit të shqiptarëve ndaj mendimit». (“Metropol”, 18 prill 2005, f. 13.)
Në rast se Feraj e respekton lexuesin dhe është një studiues serioz atëhere qe dashtë që ai (Feraj) ta analizonte shkrimin tim “Shqiptarocentrizmi i Hysamedin Ferajt është Islamocentrizëm” për t’ ia treguar me fakte lexuesit të gjitha këto të këqija që m’ i atribuon mua. Por Feraj i shmanget si dreqit shkrimit tim, duke përmendur vetëm fillimin e tij dhe madje edhe këtu mashtron dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Feraj shkruan:
«Shpifografi, sipas profesionit të vet, e fillon shkrimin me një shpifje: se ai “si një polemizues më i hershëm me Ferajn... Kurrë nuk kemi zhvillu ndonjë polemikë publike me Kastriot Myftarajn. Myftaraj në vitin 2001 ka botu një libër me 330 faqe, “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”… Unë thjeshtë kam bërë një deklaratë se gjithçka që thuhet është shpifje, por nuk jam marrë me analizën e tyre veç e veç. Kështu, s’ka pasë polemikë as për këtë» (“Metropol”, 18 prill 2005, f. 12.).
Është e vërtetë që Feraj menjëherë pas botimit të librit tim bëri tek gazeta “Rimëkëmbja” deklaratën që thotë, por kjo qe vetëm fillimi. Në vazhdim Feraj ka bërë polemikë me librin tim. Derisa Feraj ka akuzuar njerëz të cilët unë nuk i njoh se më kanë nxitur që të polemizoj me të, unë kam detyrimin që, me i tregu lexuesit se cili prej në të dyve mashtron, me citu nga shkrimet polemizuese që Feraj ka bërë me mua. Këtë do ta bëj dhe me i tregu lexuesit se është vetë Feraj ai që përbën një shembull të mungesës së etikës polemizuese dhe profesionalizmit shkencor. Në një polemikë, rregullin nr. 1 i etikës polemizuese dhe profesionalizmit shkencor është që kur i referohesh atij me të cilin polemizon, t’ ia paraqesësh mendimin duke e cituar në thonjza dhe aq gjatë sa kuptimi të dalë saktë. Feraj, në polemikat e kaluara me mua ka bërë pikërisht të kundërtën. Nga polemikat e shumta të Ferajt me mua do të përmend veç disa. Feraj filloi të polemizojë me mua në shkrimin e vet të gjatë “Rrymat politike katolike shqiptare”
N’ pergjegje të kritikës që unë, në librin tim, i bëj tezës së Ferajt se dasia religjioze në trevat shqiptare ka fillu me ndarjen e Kishave në vitin 1054, Feraj ka polemizu duke dashte me e mbrojte paradigmën e paraqitë në librin e vet. Ja sesi shkruan Feraj, duke m’ u drejtuar herë në shumës dhe herë në emër, i obseduar prej idesë fikse se pas meje qendrojnë njerëz që më nxisin kundër tij:
«Këta nuk mund të thonë se katolicizmi ka ekzistuar para ortodoksizmit, se ortodoksizmi u themelua më vonë, mbas shkëputjes nga kisha romane etj., sepse para ortodoksizmit nuk ka pasur as katolicizëm. Katolicizmi e mori kuptimin pikërisht në marrëdhënie me ortodoksizmin. Para tyre kishte thjesht kristianizëm, kryçtar dhe rryma të tjera, por jo katolik e ortodoks. Për më tepër ortodoksia e mori emërin kështu pikërisht si qëndrim më besnik ndaj, dogmatik ndaj kristianizmit të deriatëhershëm (njëmijëvjeçar). Përkundrazi, katolicizmi u qortua se nuk është vijim i praktikave dhe besimeve njëmijëvjeçare, por është reformuar, ka ndryshuar etj. Nga këto debate teologjiko-kishtare, megjithëse një zgjidhje përfundimtare nuk është dhënë kurrë, mbeti se ortodoksizmi është dogmatizëm, nuk pranon ndryshime riinterpretime etj., pra i qëndroi strikt kristianizmit të hershëm, ndërsa katolicizmi është besimi i mëparshëm i reformua, pra ai nuk është i pari fare». ( “Rimëkëmbja”, 26 shkurt 2002, f. 6.)
Është sa ironike aq edhe sinjifikuese, që Feraj, pasi ka bërë një skemë historike ku Katolicizmin dhe Ortodoksinë i gjen njilloj të këqija për “kombin” shqiptar, tash qi vehet para pyetjes: Katolicizmi apo Ortodoksia, zgjedh këtë të fundit me e mbrojtë. Kjo zgjedhje e Ferajt asht në pajtim me traditën osmane, sipas së cilës sulltanët bënin aleancë me ortodoksët ballkanas kundër Perëndimit katolik. Sikur shihet prej paragrafit t’ cituar më lart, antikatolicizmi i Ferajt shkon deri atje sa me e shndrru atë (Ferajn) në nji teolog ortodoks, pasi ma parë i ka hy edhe teologjisë islame. Ndryshe kah ç’ thote Feraj, nuk është Katolicizmi ai që është kriju pas Ortodoksisë dhe e ka marre kuptimin në raport me këtë të fundit, por e kundërta Ortodoksia e ka marre kuptimin në raport me Katolicizmin. Per ate që e njeh sadopak historinë e Krishtenimit kjo është fare e kjarte.
Qendra e Krishtenimi u vu në Rome sipas asaj qi i pat thanë Krishti San Pjetrit dhe që është përsjellë prej Ungjijve (Mateu 16: 18) se, ai (Pjetri) qe një gur (fjala Pjeter domethane “gur”), i cili do të rrokullohej dhe atje ku ai do të ndalej, Krishti do të ndertonte Kishën e vet, pra kristiane. Dihet se San Pjetri u kryqu në Rome, në Vatikan, gjate persekutimit të kristianëve. Për këtë arsye, Roma u bë qendër e Krishtenimit, i cilli atbote qe ende klandestin. Mandej, në nisje të shekullit IV pas Kr., kur Imperatori roman Konstantin i Madh, e lejoi Krishtenimin dhe e njofti si religjion legal, duke e njohur Papen e Romes si kreu i kishes së krishtene. Imperatori ia dhuroi Papes vendin e kryqzimit të San Pjetrit. Në Koncilin Sardicas (343 pas Kr.) u njoft supremacia e Papes së Romes mbi të gjithë Kishën e krishtene. Duke qenë se Imperia Romane u quajt si botnore, edhe religjioni i ri u quajt si botnor-prej këtej fjala “katolik” (botnor).
Krishtenimi u quajt zyrtarisht Katolicizëm dhe u afirmu si religjioni zyrtar i Imperis Romane, me ediktin e famshëm të Imperatorit Theodos I, i qitë në 7 shkurt 380 dhe ku thuhet se Imperatori njihte si religjion zyrtar veç:
«atë që tradita e shpall se u është lënë trashëgim romakëve nga Apostulli Pjetër dhe që ndiqet nga Papa Damaz». ( Vito A. Sirago, “Perandori Teodos dhe ndarja e Ilirisë”, “Hylli i Dritës”, Tiranë, nr 1-2 1997, f. 16.)
Në kohën kur Konstantini legalizoi religjionin e ri, me qendër në Romë, Ortodoksia nuk ekzistonte edhe për faktin e thjeshtë se qyteti i Konstantinopolit nuk pat perfundu së ndertuari dhe atje nuk qe kriju Patriarkana me administru kristianët e pjesës lindore të Imperisë.
Me ndërtimin e Konstantinopolit (324 pas Kr.) Imperia u bë bicentriste, së parit në rrafsh shtetnor dhe mandej edhe në rrafsh religjioz. Kjo e fundit ndodhi me krijimin në vitin 381 pas Krishtit të Patriarkanës së Konstantinopolit, kreu i së cilës qe i dyti në rradhë pas Papës së Romës. Me kalimin e kohës Patriarku i Konstantinopolit filloi me kerku barazi e deri edhe superioritet në raport me Papën. Ekumenia (bota e krishtene) u nda. Debatet teologjike qenë njëri shkak i dasisë. Shkaku tjetër qe se imperatorët orientalë (bizantinë) nuk e pranonin doktrinën e Romës, sipas së cilës Kisha qe një qendër autonome në shoqëri, në raport me shtetin. Imperorët orientalë donin me i pasë nan kontroll si shtetin ashtu dhe kishën.
Për këtë arsye ata e nxitën dhe e mbështetën Patriarkanën e Konstantinopolit me u nda prej Romës. Por, ndarja (skizma) qe një gja e randë dhe duhej një arsye shume e fortë me prishë integritetin botnor (“katolik”) të Kishës. Prandaj, me kalimin e shekujve, kur konflikti u thellu shumë, në Konstantinopol gjetën fjalën “ortodokse” (“e vërtetë”) me ia kundërvu Katolicizmit, duke pretendu se ata qenë duke ndjekë parimet e vërteta të krishtene.
Sesi asht e verteta, lidhun me ndjekjen e parimeve, ky nuk nuk është subjekt i këtij shkrimi dhe secili bën zgjedhjen që don. E rëndësishme është se ka qenë Katolicizmi para Ortodoksisë dhe kjo e fundit doli si alternative e tij. Në aspektin terminologjik këtë nuk e mohojnë as vetë ortodoksët. Por, Feraj bëhet edhe më ortodoks se Patriarku i Konstantinopolit, kjo për shkak të urrejtjes që ka për Katolicizmin. Feraj e ka hallin edhe dikund tjetër, kur i hyn kësaj aventure teologjike. Në po të njëjtin shkrim ai shprehet:
«E zbatuar për thirrjen katolikocentriste të kthimit në fenë “e të parëve” kjo do të thotë pra, kthim në ortodoksë, sepse më besnik ndaj besimit të të parëve ka mbetur ortodoksia, sepse katolicizmi është vetëm njëmijëvjeçar, nuk i ka qëndruar plotësisht besnik besimit të të parëve, ndërsa ortodoksia është dymijëvjeçare etj. etj». (po atje. f. 6.)
Prej urrejtjes që ka për Katolicizmin dhe nga frika se mos shqiptarët muslimanë kthehen në religjionin e të parëve, atë katolik, Feraj është gati me pranu se shqiptarët kane qenë ortodoksë dhe jo katolikë. Por, në rast se ka qenë kështu, përse pat qenë e nevojshme me qitë imperatori bizantin Leon III, në vitin 732 pas Kr., një urdhër për aneksimin, në favor të Kishës Orientale, të dioqezave ballkanase, që deri më atbote qenë në juridiksionin e Romës?
Në po të njëjtin shkrim, Feraj, duke vazhduar polemikën me mua dhe duke involvuar në të edhe Kadarenë, shprehet:
«Argumenti i “arsyes kombëtare” i përdorë nga katolikocentrizmi është irracional edhe logjikisht, ndër të tjera sepse Evropa e sotme nuk është mesjetare e udhëhequr nga arsyeja fetare, por udhëhiqet nga interesat kombëtare. Evropa vetë nuk është katolike, por protestante, luterane, anglikane, ortodoksë, edhe katolike dhe myslimane. Ndërrimi i fesë vetëm për të marrë pare nga Europa, siç u këshillojnë katolikocentristët shqiptarëve, duke filluar me Kadarenë e deri tek Myftaraj dhe trakti, do t’ i paraqiste shqiptarët më shumë si ateistë, që nuk e kanë problem besimin dhe e ndërrojnë fenë sa herë t’ u nevojiten para, se sa si katolikë». (“Rimëkëmbja”, 5 mars 2002, f. 4.-shtojcë)
Feraj këtu vazhdon metodën e vet të spekulimit, duke m’ u referuar mua pa më cituar, por duke i paraqitur tezat e mia sipas konveniencës së vet. Gjithsesi, ajo çka duhet thënë në këtë rast është se për nacionin (kombin) shqiptar pushtimi osman dhe islamizimi i dhunshëm ka qenë një genocid i vërtetë, i barabartë me Holokaustin që u ndodhi hebrejve dhe që gjatë 5 shekujve u ka shkaktuar shqiptarëve po aq viktima sa Holokausti hebrejve. Prandaj është absurde të diskutosh sot për këtë çështje. Kjo çështje sot duhet zgjidhë duke u shpallë zyrtarisht me ligj islamizimi i shqiptarëve si genocid dhe duke u shpallur data e rënies së Krujës si dita e përkujtimit të viktimave të këtij genocidi. Nisur nga të këqijat që i ka pru pushtimi turko-islamik Shqipërisë Islami duhet që në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë të shpallet me ligj si doktrinë e ndaluar dhe po me ligj të shpallet rikthimi i shqiptarëve në identitetin historik kristian perëndimor. Kjo duhet bërë dhe për faktin se pushtimi osman i Shqipërisë nuk mundet me u konsideru i përfundum sa kohë që ekziston islamizmi mes shqiptarëve pasi qëllimi i agresionit dhe i pushtimit turk të Shqipërisë qe pikërisht islamizmi i shqiptarëve. Imperia osmane luftonte për kauzën islamike. Jatagani çante para me i hapë rrugën Kuranit. Tek proklamata zyrtare e sultan Mehmetit II për pushtimin Krujes (1478) thuhet:
«Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm».( (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968,. f. 382.)
Duke replikuar me librin tim Feraj bën nji spekulim
«Edhe Myftaraj në librin e tij “Nacional-islamizmi shqiptar: Baleta & Feraj” i përdor këmbyeshëm termat “katolik” dhe “kristian”. Kështu ai herë ngulë këmbë se Europa nuk i ndihmon shqiptarët pa u kthyer në katolikë, herë thotë se duhet të kthehen në kristianë».( “Rimëkëmbja”, 5 mars 2002, f. 3- shtojcë)
Hysamedin Feraj, në shkrimin e vet të gjatë “Rrymat politike katolike”, shprehet:
«Sipas Myftarajt, që kërkon kthimin e shqiptarëve në katolikë, besimi islam është fashist (f. 111.), totalitarist (po aty) fe e poshtnimit njerëzor (f. 102), bota shpirtërore dhe shoqërore e myslimanëve është barbare (f. 120.) etj., etj. Ky fjalor vjen drejtpërdrejt nga kryqëzatat mesjetare dhe nacional- shovinizmi serbo- grek i shekujve XVIII- XIX- XX». (“Rimëkëmbja”, 5 mars 2002, f. 3.)
Edhe këtu Feraj nuk citon drejtpërdrejt, ndonëse për t’ a bërë të besueshëm spekulim jep numra faqesh nga libri im. Në rast se Feraj do të polemizojë profesionalisht, me citime jam gati ta bëj dhe unë këtë.
Në shkrimin e vet tejet të gjatë “Rrymat politike katolike shqiptare”, Feraj shkruan për mua, por pa më citu: «Po ashtu Toskërinë e lë si zonë ndikimi të Janullatosit dhe ortodoksisë grekë, ndërsa kthimin në katolikë e kërkon veçanërisht për Gegërinë që e sheh si zonë ndikimi të Vatikanit. Gjersa prej tij Toskëria lihet të zgjedhë vetë nëse do t’ i bashkohet Greqisë (ortodoksisë) apo do të qëndrojë brenda Shqipërisë, për Gegërinë nuk le shteg tjetër veç kthimit në katolikë. Nga Myftaraj rajëvizohen qartas aleancat katolikocentriste dhe ortodokso- janullatiste për ndarjen e zonave të influencës dhe coptimin e Shqipërisë duke eliminuar rezistencën myslimane ndaj këtij coptimi, përmes konvertimit të tyre në katolikë dhe ortodoksë. (“Rimëkëmbja”, 5 mars 2002, f. 3- shtojcë)
Edhe këtu Feraj përdor të njëjtën metodë, duke mos më citu drejtpërdrejt. Unë jam gati me polemizu me Ferajn mbi këtë çështje në rast se ai ka me më citu korrektësisht dhe me kundërshtu tezat që unë i bie në librin tim.
Feraj shkon deri atje sa me thënë se unë kërkoj me i futë shqiptarët në dy anët e kufirit në një luftë gjuhësore:
«Të tjerë, siç propagandon Kastriot Myftaraj në Tiranë, do t’thonë se Kosova dhe Shqipëria kanë dy gjuhë të ndryshme dhe se gegët duhet të fillojnë luftën gjuhësore për t’ u çliruar nga sundimi gjuhësor i toskëve». (“Rimëkëmbja”, 3 dhetor 2002, f. 4.)
Edhe këtë herë Feraj nuk më citon, por më atribuon gjëra sipas fantazisë së vet. Në rast se Feraj do të më citojë në një shkrim të ardhshëm jam gati me polemizu me të mbi këtë argument.
Në replikë me librin tim Feraj shprehet se:
«Kastriot Myftaraj(2000) përhap propagandën greko-serbe se toskët dhe gegët janë dy kombe të ndryshme». (“Rimëkëmbja”, 4 mars 2003, f. 7.)
Përsëri nuk ka citim. Sikur shihet Feraj vuan nga po ai ves i mendimit shqiptar për të cilin ai i akuzon liberalët e rinj: Feraj polemizon pa citu kundërshtarin. Sikur shihet Feraj ka polemizuar me mua.
Në shkrimin e vet të datës 18 prill 2005, Feraj sjell vetëm një citim nga unë, por jo nga artikulli im i datës 11 prill 2005, por nga libri im. Dhe këtë citim e sjell jo nga pjesa e librit ku analizohet paradigma e tij. Feraj thotë:
«Shih si më përshkruan fizikisht në palolibrin e tij “nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”: “Feraj ka fytyrë të zeshkët me tipare prej aziato-qendrori ku duken edhe gjurmë të qarta të racës mongole dhe, sipas atyne që thuhen, asht një pjestar i minoritetit turk të Kosovës dhe se ka origjinë të largët afgane» (f.248).
Feraj i shkëput gjërat nga konteksti. Ky përshkrim i Ferajt është bërë në kontekstin e kundërshtimit të teorisë së Ferajt se shqiptarët gjenden nën sundimin e vllehve, që janë një minoritet. Unë në vazhdim të kundërshtimit të tezës së Ferajt them se nuk duhen harruar joshqiptarët islamikë të ardhur nga Azia në kohën e Turqisë, të cilët i kanë sjellë jo pak të këqija Shqipërisë dhe me madhja prej tyre është se duan që ta identifikojnë Shqiptarizmin me Islamizmin. Feraj shpall vllehë shumë njerëz që nuk janë të tillë p.sh. Fatos Nano, i cili nuk është vlleh. Unë, në polemikë me Ferajn i them se ne shqiptarët duhet me u ndalë dhe me identifiku dhe joshqiptarët islamikë të ardhur në kohën e Turqisë. Unë i bëj Ferajt një analizë antropologjike duke u nisur nga idea se një njeri që e shpall Skënderbeun tradhëtar nacional nuk mund të jetë shqiptar. Tek analiza ime nuk ka tendencë për fyerje. Henry Kissinger tek libri “Diplomacia” i bën një analizë antropologjike Adenauer-it, duke thënë se mollzat e dala të tij aludonin për ndonjë kalorës hun që kishte arritur deri në brigjet e Rinit.
Në replikën që i bën shkrimit tim në “Metropol” Feraj kërkon që ta mohojë atë që ka bërë kundër Skënderbeut, duke thënë:
«Mos e lash me kaq, profesorë, intelektualë, artistë më kanë shpreh ndonjëherë ‘keqardhjen’ që nuk e kanë lexu ende librin tim për Skënderbeun. Kam qeshë dhe u kam thënë se nuk ka pse t’u vij keq sepse as unë nuk e kam lexu, sepse nuk kam shkru kurrë në jetën time ndonjë libër për Skënderbeun. Kështu që s’kanë si e lexojnë një libër që nuk e kam shkru. Në dizertacionin tim prej 370 faqesh Skënderbeu dhe periudha e tij zënë vetëm një faqe e gjysëm, dhe po t’i shtohen edhe përmendjet në faqe të tjera mund të bëhen gjithësej dy faqe. Madje nuk e kam as ndërmend të shkruaj për Skenderbeun». (“Metropol”, 18 prill 2005, f. 13.)
Feraj me këtë mundet me rrejtë ata që nuk e kanë lexuar librin. Skënderbeu vërtet ze jo më shumë se dy faqe në librin e Ferajt, por ato që thotë Feraj për Skënderbeun janë të rëndësishme, pasi Feraj e shpall Skënderbeun si nismëtarin e një linje (“skënderbegasit”) tradhëtarësh për shkak se ata luftuan kundër Perandorisë Osmane islamike kur kjo mësyu Shqipërinë. Këtë tezë të Ferajt e paraqes me citate të bollshme në artikullin tim të datës 11 prill prandaj nuk po zgjatem këtu. Feraj “skënderbegasve” u kundërve ata që i quan si “vasalistë” dhe që iu nënshtruan Turqisë dhe pranuan fenë islame, të cilët i paraqet si mbrojtësit e vërtetë të interesit nacional shqiptar. Vazhdimin e këtyre dy linjave Feraj e ndjek deri në kohën e jonë, duke i paraqitur antinacionalistët e sotëm shqiptarë, bashkëpunëtorë të serbëve e grekëve si pasardhës të “skënderbegasve”, ndërsa nacionalistët (islamikë) të sotëm shqiptarë si pasardhës të “vasalistëve”.
Pra, Feraj Skënderbeun e paraqet si totemin e së keqes në historinë shqiptare. Edhe enverizmin, të cilit i kushton pjesën më të madhe të librit Feraj e paraqet si pasardhës të Skënderbegizmit. Prandaj, mund të thuhet, pa pasë frikë se ekzagjeron se libri i Ferajt është në thelb një libër anti-Skënderbe.
Feraj në replikën e vet thotë se unë kam bërë 40 shpifje ndaj tij në librin tim. E mira do të ishte që Feraj t’ i citojë këto shpifje në vazhdim të polemikës dhe unë do t’ i përgjigjem. Ai përmend vetëm atë çështjen e disertacionit të vet, me të cilin u diplomua për filozofi marksiste-leniniste në 1986, të botuar tek “Rruga e Partisë”, duke mohuar që ta ketë botuar tek “Rruga e Partisë”. Unë do ta pranoj këtë gjë dhe do t’ i kërkoj publikisht falje, me kusht që Feraj të ribotojë disertacionin e vet të vitit 1986.
Në fund të replikës së vet Feraj thotë:
«me Myftarajn nuk jamë marrë, dhe nuk do të merrem, sepse nuk duhet të hyjë në diskutimet e komunitetit të studiuesve dhe shkencëtarëve as si objekt kritikash. Kritika shkencore nuk ka të bëj me shpifjet, por me interpretimin, kuptimin, zbulimin etj., të të dhënave». (“Metropol”,18 prill 2005, f. 13.)
Feraj këtu e shpall veten si Kryecensorin e debatit shqiptar që vendos se kush duhet të hyjë dhe kush nuk duhet të hyjë atje. Në një mënyrë të ngjashme ka shkruar ai dhe në disertacionin e vet të vitit 1986, edhe për njerëz shumë më të rëndësishëm se unë, filozofë të mëdhenj perëndimorë. Feraj mendonte atëhere se proceset politike në botë mund të shpjegohen fare mirë me anë të veprave të Enver Hoxhës. So Feraj kërkon që të ekskomunikojë Myftarajn. Derisa më përjashton mua nga debate intelektual shqiptar, Feraj veten e shpall si shkencëtar të shkencave politike. Ironia është se Feraj nuk i ka kredencialet për këtë pretendim. Feraj është diplomuar në filozofi marksiste-leniste në vitin 1986 dhe në vitin 1997 është bërë doktor i shkencave me një studim që ka në qendër paradigmën se oksidentalizmi dhe Skënderbeu përfaqësojnë të keqen historike të shqiptarëve, ndërsa pushtimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve përfaqësojnë të mirën historike të shqiptarëve dhe se këto dy linja vazhdojnë deri në ditët e jona.
Pra, kredencialet arsimore dhe akademike të Ferajt janë ato të një sharlatani (po ia lejoj vetes këtë fjalë pas fyerjeve të Ferajt), me shkollim ideologjik komunist dhe me një titull akademik, që më tepër i jep atij atributet e një hoxhe sesa ato të një shkencëtari politik serioz. Kështu që Feraj nuk është superior, por inferior ndaj meje intelektualisht. Sa për atë që Feraj më akuzon se kam uzurpuar titullin gazetar që është vënë poshtë fotografisë sime në librin tim, gjë të cilën Feraj e arsyeton me atë se nuk kam një diplomë në gazetari, kjo është absurde. Njeriun gazetar nuk e bën diploma në gazetari, por aftësia. Ka pedagogë që japin mësim në gazetari, që nuk arrijnë dot të jenë as analistë të dorës së dytë në shtypin shqiptar. Sipas standardit të Feraj, Blendi Fevziu, i cili është padyshim gazetari më i mirë televiziv në Shqipëri, nuk është fare gazetar, pasi ka diplomuar për gjuhë-letërsi, por i tillë është një student i gazetarisë që ka marrë 10 në lëndën e gazetarisë televizive, pegagogu i së cilës, a propos, nuk është fare gazetar televiziv.
Unë jam autor i mbi 300 artikujve të gjatë analitikë të botuar në në gazeta dhe revista të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, një e treta e të cilëve të shkruara në kohën që u botua libri im që përmend Feraj. Në virtut të kësaj unë vura poshtë emrit tim shenimin gazetar në kohën që botova librin. Sot edhe pse vazhdoj me shkrujtë intensivisht në gazeta, shumë më tepër se Feraj, unë nuk e quaj më veten gazetar, pasi jam autor i tre librave dhe pretendoj me qenë studiues i lirë, ashtu si Fridrich von Hayek (iu shfaq prapw Ferajt fantazma e Hayek, qw e turproi nw polemikwn me liberalwt e rinj), teoritë dhe librat e të cilit nuk u pranuan në botën akademike sa qe gjallë ai, por realiteti tregoi se ai që pati të drejtë qe Hayek dhe ata që e patën gabim qenë akademikët. Koha ka me tregu se kush ka me pasë të drejtë mes meje dhe dr. Hysamedin Ferajt. Të gjitha truket e mësipërme me i bishtnu polemikës me mu Feraj i bën për dy arsye:
-Feraj nuk ka argumente me m’ u përgjigjë mua.
-Feraj ka bindjen se debati publik intelektual shqiptar duhet me qenë ekskluzivitet i një masonerie intelektuale, që fshihet pas titujve shkencorë, të cilët i përdor si justifikim me iu shmangë debatit. Në një vend si Shqipëria, ku ende nuk është krijuar një klasë akademike e universiteteve private shqiptare, kjo është një tendencë e rrezikshme, pasi do të thotë që debati të bëhet ekskluzivitet i rrogëtarëve të shtetit, pasi të gjithë këta njerëz me tituj shkencorë janë mësimdhënës në universitete publike (shtetërore), pra nëpunës të shtetit. Në një mënyrë ose në një tjetër ata gjenden nën efektin e autocensurës që ka si pikë referimi atë që është e pëlqyeshme ose e papëlqyeshme për shtetin. Sado që këta njerëz nganjëherë hiqen si kritikë dhe ndaj mendimit zyrtar, kriticizmi i tyre gjithsesi e ka rrezen e shkurtër pasi ata janë të lidhur si me zinxhir pas vendit të punës, që u kujton se nuk duhet me shku shumë larg. Prandaj, derisa në Shqipëri nuk është kriju një klasë studiuesish e universiteteve private shqiptare, kriticizmin e vërtetë mund ta bëjnë vetëm studiuesit e lirë.
Feraj, në replikën e vet, veç bishtnimit në polemikë ka shfaqur dhe vesin tjetër të mendimit shqiptar, fyerjen e kundërshtarit, duke më qujtë “shpifograf”, “llum”, duke e qujtë librin tim “palolibër” etj. Me të gjitha këto mënyra Feraj kompenson mungesën e argumentit.