E Hënë, 2 Nëntor 2026

“I dashur ditar, ia dola! Karli është imi”

26/04/2005  Satirë Mbretërore – Ditari i sajuar i Lady C

Raportet me mbretëreshën, lojërat që bëjnë të çmendet Karlin, marrëdhëniet paramartesore. Të gjithë sekretet dhe prapaskenat e vitit, të treguara nga vetë Kamila. Në një ditar imagjinar dhe fantastik satirik në internet, në të cilin kanë kontribuar nga pak të gjithë

I dashur ditar, më në fund gjithçka mbaroi. Kaloi shumë mirë, përveç një ere të mallkuar, që për pak sa nuk i hoqi nga koka paruket Karlit dhe kapelen time të mrekullueshme. Sigurisht, pati edhe ndonjë telash të vockël. Pol Burel nisi të vrapojë lakuriq në rrugët e Uindsorit dhe Çeri Bler gjeti dhëmbët e Eta Richardson në tortën me fruta. Tani Karli është në dhomën tjetër, thuajse i ka rënë të fikët: ka parë Tamopaxin që i ngjan atij aq shumë.

Unë jam e kënaqur. M’u deshën 35 vjet, por më në fund ia dola mbanë: Karli është imi! Po tani, ç’të bëj?

Costanza Rizzacasa d'Orsogna

Panorama

16 Shkurt

I dashur ditar, nuk do ta besosh kurrë, por ne po martohemi!

Dje, pas asaj lodërze në stallë, e cila i pëlqeu shumë, Karli më tha: “Mjaft, tani të dua vetëm për vete! Ta bëjmë!” Kështu që, shkoi në pallat dhe i dha plakushes një ultimatum.

Dhe sot në mëngjes, zëdhënësi shpalli martesën. Më 8 prill, në Kështjellën Uindsor. Kur plakushja më pa me unazën e nënës së saj në dorë, u bë ngjyrë limon në fytyrë. Tani më duhet të iki. Karli më ka fiksuar një takim me një artiste të famshme tualeti: Julia S., ajo e Benny Hillit. Ai do që unë të ngjaj më femërore, kështu të gjithë do të heshtin së thëni që Karli po martohet me një travestit.

17 Shkurt

I dashur ditar, më fal që të kam lënë pas dore, por nga leksionet e gjuhës deri te hormonet femërore, kam qenë e mbytur në punë. Për fat të keq, gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë. Sigurisht, jam e kënaqur që do të bëhem mbretëreshë, por plakushja nga nxjerrë nga sirtarët një ligj të 1742, i cili u ndalon sovranëve të ardhshëm të Anglisë që të bëjnë seks deri në ditën e martesës. I shkreti Karl, ishte i dëshpëruar. “Nuk martohem me ty”, më tha. Më pas, për fat, bëri një hap pas. Por nuk mbaron këtu. Për një shkak burokratik, nuk mund të martohemi në Uindsor. Me sa duket, nëse plakushja autorizon një martesë në një vend të tillë, duhet që për tre vitet pasardhës të lejojë gjithkënd të martohet atje.

E ti, e imagjinon dot atë zogun e balsamosur të Elisabetës, me turistët që vihen në radhë për t’u martuar në dhomën e saj të gjumit? Kështu që, duhet të martohemi të gjithë në bashki. Dhe duhet madje ta bëjmë shpejt, sepse pas 20 minutash vjen një çift tjetër. Meqë ra fjala, Karli ka ftuar 4 ish të dashura në ceremoninë e martesës. Kështuqë, unë mendova të ftoj Endrjun. Veç të tjerash, është si në familje: ai dhe ata shkojnë bashkë që përpara se të shkoja unë e Karli.

23 shkurt

I dashur ditar, e dija, plakushja ka thënë se nuk do të jetë në ceremoninë martesore. Ka nxjerrë pretektsin e profilit të ulët, ka frikë se mos e ngre shumë nivelin e kësaj ngjarje. Po çfarë i duket vetja asaj?

Ndërkohë, kanë nisur të na vijnë dhuratat e para. Kush na qenka ky maskara që na ka dërguar një fotografi të madhe në kornizë, ku shfaqet Karli, i cili i ka hipur një kali të veshur me fustan nuseje?

17 mars

I dashur ditar, çfarë dite! Sot, Karli donte t’i jepte fund gjithçkaje, një herë e mirë. “Të gjithë e kanë kapur me mua”, ulëriti, “mjaft, harrojeni gjithë këtë”. Kjo, sepse edhe plakushi Filip ka thënë se nuk do të vijë. Ka shpikur një udhëtim pune në Gjermani, ndërkohë që është thuajse e sigurtë se do të shkojë të bëjë orgji në Polinez.

Por, Karli ishte shumë i zemëruar. Natyrisht, për ta qetësuar u desh i gjithë sharmi im (meqë ra fjala, e di që funksionokan këto kurat e bukurisë? Karli thotë se i ngjaj gjithnjë e më pak me një burrë) si dhe një nga ato lojërat që i pëlqejnë shumë.

21 mars

I dashur ditar, telashet nuk kanë të sosur. Tani na ka dalë një taksë më shumë se 20 mijë stërlina, të cilën Karli duhet ta paguajë për unazën e fejesës që më ka dhënë mua. Ajo plakushja e dreqit luajti të gjithë gurët, vetëm e vetëm që t’i rikthehet asaj. Por ta harrojë, një m... ka për t’ia dhënë. Unaza është imja dhe do ta mbaj vetë.

23 mars

I dashur ditar, plakushja u tregua vërtet xhentile që dëshiroi të ma dezinjojë vetë stemën e fisnikërisë. Me të vërtetë që nuk e prisja. Na solli edhe një kalë, për kënaqësinë time. Po kush e di përse, sapo e panë, të gjithë ia plasën të qeshurit. Ai naziskini i vogël, Herri, thotë se të gjithë qeshin ngaqë kali më ngjan mua, por unë vetë nuk shoh asnjë ngjashmëri të tillë. Thua mos e ka tepruar plakushja?

25 mars

I dashur ditar, sot, Tampax kontaktoi me mua. Kanë shpikur një superthithës të brendshëm të modeluar sipas gjuhës së Karlit. E kanë quajtur Princi i Uellsit dhe duan që unë t’u bëj reklamën. Si të duket kjo frazë për reklamën: “Sepse gjërat e bukura duhet që ndonjëherë t’i mbash brenda. Fjalë e Kamilës”?

27 mars

Ora 11:00. I dashur ditar, shiko ç’bënë, më lanë që të shkoj e vetme për të bërë ski për një javë në Klosters, si një lloj lamtumire beqarisë.

Bastardi! Menduan për gjithçka princërit e vegjël, të cilët natyrisht do të kenë organizuar edhe ndonjë aksident të vogël. E di çfarë do të bëj unë? Do të shkoj në Beverly Hils, te California Dream Men. Jam e dashuruar, por jo budallaçkë.

Ora 15:00. Meqë jam këtu, po hidhem një herë andej nga klinika e fertilitetit e doktor Marik. Ia tregoj unë asaj plakushes, Elisabetës. Në fund të fundit, vërtet i kam premtuar që nuk do të kërkoj asnjë të drejtë për titullin e mbretëreshës, por njëkohësisht nuk kam thënë kurrë që nuk do t’i dhuroja Karlit një tjetër trashëgimtar për fronin.

31 mars

Lajme të mira, asgjë nuk është komprometuar. Pavarësisht viteve të tërë me anabolizues, mjeku më tha se ende jam në gjendje të kem fëmijë. Fustani i Robinson-Valentino më rri shumë mirë. Të enjten në mëngjes do të shkoj për ca rreze. O zot, sa e guximshme ndihem, tani po i laj flokët më shumë se një herë në muaj.

Siç e sheh, gjithçka po ecën shumë mirë. Nuk është aspak martesë e mallkuar, siç shkruan Daily Express.

2 Prill

Mos, vdiq Papa!

3 Prill

Martesa u shty për të shtunën. Karli i priti shumë keq: duhet të përfaqësojë familjen në funeralin e Papës.

Por edhe plakushja është e zemëruar, sepse 9 prili është dita e Grand National. Aq sa një moment i hipi në kokë që ta festojë martesën në hipodromin e Liverpulit, për të mos e humbur garën me kuaj.

Një delir i vërtetë. M’u desh të telefonoj vetë të gjithë të ftuarit, sikur të isha një centraliste. Megjithatë, Karli thotë se kështu kam në dispozicion edhe një ditë më shumë për t’u bërë e bukur. Edhe pse, kur e tha kishte një pamje të çdutishme në fytyrë...

Me që ra fjala, duhet të kujtohet të shtyj depilimin, sepse me qimet e një dite do të më ngecnin getat.

6 prill

Vdiq edhe Ranieri! A do të na bekohet muaji i mjaltit në Skoci? Këtu kemi nevojë shumë për ekzorcizëm.

7 prill

ǒqenkan këta që kritikokan për veprimet tona! Ne vetëm sa kemi shpikur ndonjë pozicion të ri, e menjëherë na quajnë fetishistë. Nuk është se futëm në mes ndonjë kalë! Megjithëse, tani që e mendoj... Sidoqoftë, i dashur ditar, e kam vendosur. Nesër, ndërkohë që Karli do të jetë i angazhuar me funeralin e Papës, në Romë, unë do të pres monsinjor Milingon për të larguar fantazmën e Dianës.

8 prill

Ora 08:00. Ekzorcizmi ishte i suksesshëm, më tha Milingo. Nga ky moment, gjithçka do të shkojë shumë mirë, jam e sigurtë.

Ora 15:00. Ta marrë dreqi! Ernest është në gjendje koma. Të mos i paguhet asnjë qindarkë Milingos.

Ora 18:00. Ta marrë dreqi! Avioni i Karlit ka patur probleme. Me sa shoh, në fund fare do të martohem e vetme.

9 prill

I dashur ditar, më në fund gjithçka mbaroi. Kaloi shumë mirë, përveç një ere të mallkuar që për pak sa nuk i hoqi nga koka paruket Karlit dhe kapelen time të mrekullueshme. Sigurisht, pati edhe ndonjë telash të vockël. Pol Burel nisi të vrapojë lakuriq në rrugët e Uindsorit dhe Çeri Bler gjeti dhëmbët e Eta Richardson në tortën me fruta. Tani Karli është në dhomën tjetër, thuajse i ka rënë të fikët: ka parë Tamopaxin që i ngjan atij aq shumë.

Unë jam e kënaqur. M’u deshën 35 vjet, por më në fund ia dola mbanë: Karli është imi! Po tani, ç’të bëj?

10 prill

I dashur ditar, u zgjova pak e turbulluar, por e lumtur. Këtu në Skoci ka diçka shumë romantike. E di, u mendova dje. Tani nis jeta ime e re si Princeshë e Uellsit. Do të jem e paarritshme.

Meqë ra fjala, sa i lezetshëm që qenka kopshtari i ri...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›