E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas Irenës: Një tjetër zonjë bëhet Musho

25/04/2005  Seli rezulton e zhdukur që nga 16 dhjetori i vitti 2004

Agim Musho ende pa u mbyllur hetimi për gjetjen e Irena Selit, gruas së tij të zhdukur, ka vendosur të nisë një tjetër jetë me një tjetër grua. Besoj se do të martohem shumë shpejt thotë Musho nga Gjermania. Quhet Silvia, është një grua e ndarë nga bashkëshorti shumë vite më parë, gruaja e një futbollisti shumë të njohur gjerman, me të cilën do të martohem. Jo ma ka këkuar vetë këtë gjë”

Kthimi

Unë jam larguar nga Shqipëria thotë Musho, pasi pasaportën e kam marrë nga prokuroria. Ndërsa paratë që më kanë bllokuar thotë i pyeturi nën statusin e dëshmitarit, ende nuk mi kanë zhbllokuar nga bankat, veprim që pres të ndodhë sa më parë. Hamendjet e tij për adresën e ish-gruas nuk japin asgjë të saktë, ndonëse është dëshmitari kryesor i kësaj çështjeje.

Hetimi

Verifikimet dhe kërkimet kanë qenë të shumta, por adresa mbetet anonime dhe mister për familjarët dhe organin e akuzës. Irena Seli, që nga 16 dhjetori i vitit të shkuar rezulton zyrtarisht e zhdukur. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka verifikuar të gjitha vendet e mundshme të dyshuara se mund të strehohet Irena Seli, gruaja e zhdukur 16 dhjetorin e vitit të kaluar, por ajo nuk rezulton të ndodhet askund. Nuk rezulton që ajo të jetë larguar në rrugë legale apo ilegale, apo duke përdorur identitet të rremë. Edhe verifikimet e kryera në vendet që mendohej se mund të ishte Irena, si në Itali, Gjermani, Amerikë, etj, kanë të njëjtin përfundim. Hetuesit ende nuk kanë ndonjë provë që të vërtetojë të kundërtën, nëse ajo ka vdekur

Shpresa

Familja Seli ndërkohë shpresëpakët vazhdon të interesohet në prokurori për mbarëvajtjen e zbardhjes së ngjarjes. Pyesim sa më shpesh, por përgjigjet janë të kushtëzuara nga vështirësia e hetimeve thonë ata. Ata kanë qenë në dispozicion të prokurorisë, por dyshimet më të shumta për zhdukjen e motrës i hedhin mbi ish-bashkëshortin e saj, mbi Agim Mushon. Vëllai i Irenës ka pohuar kohë ë parë se "mbi të bien përgjegjësitë kryesore, janë shumë momente të udhëtimit nga Trieste dhe pastaj qëndrimi pa njoftuar mbi katër pesë orë në Durrës e Tiranë, që të bëjnë të dyshosh për shumë veprime" Por shton më tej ai, kemi besim se prokuroria do të zbardhë këtë ngjarje të vështirë.

Katër kallëzimet në një dosje të përbashkët

Janë të pakëtn katër denoncime që janë grumbulluar në një dosje të vetme. Kallzimet e familjarëve të Irenës, ndaj Mushos, pas zhdukjes së Irenës, kallëzimet e Agim Mushos ndaj të afërmëve të ish-gruas janë mbledhur në një dosje të vetme. Musho ka denoncuar Irenën e të vëllanë, në prokurorinë e Tiranës, për tentativë vrasje nëpërmjet ilaçeve. Ky denoncim është marrë parassh nga akuza që po bën verifikmet dhe veprimet e saj hetimore. Bashkëshorti i së zhdukurës, ka deklaruar se “kam sjellë nga Gjermania dëshmitarë që provojnë tentativën e vrasjes nëpërmjet ilaçeve të ndaluara dhe ata kanë pohuar rrethanat që dinë për këtë ngjarje”

Dëshmitarja që u rrëzua brenda dy ditëve

Ka pasur në “dëshmitare” me inicialet Z.K., e cila u prononcua në media dhe dëshmoi para hetuesve të Krimeve të Rënda se e kishte parë Irena Selin poshtë ballkonit të saj, rreth datave 16 ose 17 dhjetor 2004, dyshohet se gënjen. Kështu kanë pohuar burime nga grupi hetimor. Prokuroria thotë se i moshuari për të cilin fqinja e Agim Mushos pretendon se i kishte thënë që kishte parë Irenën, nuk e pohon këtë fakt. Nga burimet mësohet se i moshuari ka pohuar se nuk e mban mend nëse gruaja me inicialet Z.K. i ka thënë apo jo një gjë të tillë. Kështu sqarohet se deklarimet e saj dyshohet të jenë të pavërteta, por se nuk kanë për të filluar hetim ndaj saj për dëshmi të rreme, pasi nuk është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

15 dhjetor 2004

Irena Seli dhe burri i saj, Agim Musha, pronar i kompleksit “Bruno”, nisen në një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri. Ata udhëtojnë me makinën e tyre deri në Itali, ndërsa marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës.

16 dhjetor 2004

Personeli i Portit të Durrësit vulos pasaportat e dy bashkëshortëve, të cilat mbërrijnë në Durrës. Agim Musha thotë se, gruaja është larguar në këtë moment, pasi e kishte lënë te makina.

20 dhjetor 2004

Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musha paraqitet në Komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes. Policia fillon veprimet e para të hetimit, pyetet paraprakisht Agim Musha për rrethanat e ngjarjes.

23 dhjetor 2004

Pasi mësojnë se bashkëshorti i Irenës ishte larguar në Gjermani, familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjarjen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt.

12 janar 2005

Pas disa hetimeve paraprake, policia e Komisariatit numër 2 në kryeqytet ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi.

16 janar 2005

Agim Musha nga Gjermania, thotë se zhdukja e Irena Selit ka qenë një ngjarje dhe një inskenim i planifikuar prej saj. Musha e akuzon ish-gruan e tij për lidhje intime me një punonjës të policisë.

18 janar 2005

Merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje ndaj Agim Mushës, ndërsa thonë se ai është larguar në Gjermani, pa mësuar asgjë për të shoqen.

19 janar 2005

Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij institucioni thonë se dosja ka vetëm tri prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar.

21 janar 2005

Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kthehen nga qyteti i Durrësit pa arritur të marrin një konfirmim, nëse Irena ka mbërritur aty apo jo. Vërtetohet fakti se, pasaportat e udhëtarëve janë vulosur në traget.

22 janar 2005

Njëri prej udhëtarëve të ardhur nga Italia në datën 16 dhjetor, emri i të cilit ndodhet në të njëjtën listë me Agim Mushën dhe Irena Selin, thotë se nuk ka udhëtuar në një traget me gruan e zhdukur dhe burrin e saj.

23 janar 2005

Sekuestrohet në Durrës dokumentacioni i udhëtimit të pasagjerëve me tragetin “Venezia” të linjës Trieste-Durrës. Fotografohen ambientet e tragetit, me qëllim përcaktimin e saktë të pozicionit të udhëtarëve që kanë qenë në afërsi të kabinës dhe vendqëndrimit në traget të Agim Mushës dhe Irena Selit.

24 janar 2005

Grupi hetimor në Durrës deklaron se policia italiane e Triestes dhe kompania e udhëtimit, konfirmojnë se Irena Seli ka hipur në traget dhe se emri i saj gjendet në listat e pasagjerëve.

25 janar 2005

Motra e Agim Mushës, Drita, pohon për gazetën “Metropol” se, Irena Seli kishte filluar të kërkonte azil në Amerikë. Në funksion të këtij qëllimi, Irena kishte bërë një kallëzim në Prokurori për kërcënim, por kishte marrë edhe dokumente që “vërtetonin” keqtrajtimet dhe ndjekjen e saj nga policia.

2 shkurt 2005

Agim Musha kthehet nga Gjermania bashkë me të birin dhe merren në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

3 shkurt 2005

Prokuroria bllokon pasaportat e Agim dhe Bruno Mushës, që të mos udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

19 shkurt 2005

Prokuroria vendos që t’i japë pasaportën Bruno Mushës, i cili niset sot për në Gjermani, në shkollë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›