E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pamela Anderson: J.Lo është një idiote

26/04/2005  Pamela Anderson, anëtare e “Trajtimit Etik për kafshët”, një shoqatë që merret me të drejtat e kafshëve, prej shumë kohësh ka dalë hapur për idetë e saj në mbrojtje të tyre. Bukuroshja seksi, më e famshme në botën e televizionit, nuk ka nguruar aspak për të hedhur akuza ndaj kolegëve të saj, madje disa prej tyre shumë të rënda, si “personat që e mbajnë peliçen si Jennifer Lopez mbajnë era qen i lagur, shfaqen të dhjamosur dhe vulgarë”, ka deklaruar së fundmi Pamela. Aktorja ka sulmuar hapur yllin e muzikës pop, J. Lo, edhe më parë objekt i akuzave të ngritura nga shoqatat në mbrojtje të kafshëve. Ajo ka shtuar se “në çdo sezon krijuesit e peliçeve bëjnë reklama të mëdha për krijimet e tyre dhe ato më pas ua japin falas idiotëve si J.Lo dhe Puff Daddy. Kjo gjë më bën për të vjellë”. Në këtë rast nuk kame asgjë për të thënë: Anderson s gjithmonë është në linjën e parë të njerëzve që mbrojnë interesat e kafshëve, sidomos atyre të rralla dhe që janë në zhdukje, por edhe të flasin keq për kolegët e tyre të Hollivudit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›