E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRT pengon ndërtimet 10-katëshe

02/04/2009  Fier, këshilli ka lejuar në rrugët kryesore objekte deri në 8 kate. Miratohen 43 leje ndërtimi

Objektet shumëkatëshe vetëm në zonat periferike dhe në përshtatje me planin rregullues

FIER- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Fierit miratoi në mbledhjen e djeshme disa nga kërkesat për leje ndërtimi të paraqitura nga ndërtuesit. Në mbledhjen e tij të radhës anëtarët e KRRT-së debatuan për 2 kërkesa që nuk plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm të përshtatur sipas planit rregullues të qytetit të Fierit.

Ndërtimet

Përgjegjësi i urbanistikës pranë Bashksië Fier, Manol Goga, ka pohuar se ndërtesat që do të ngrihen do të mund të jenë 8-katëshe në rrugët kryesore, ndërsa në ato dytësore mund të shkojnë deri në 10 kate. “Kryesisht ato janë ndërtime të ulëta, ka thënë Goga, nga 1-3 kate që janë për banesat vetjake, si shesh ndërtimi për objekt kemi vetëm një në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit, kurse për leje ndërtimi kemi 4 objekte shumëkatëshe, të cilat janë 8-10 kate. Ndërtimet në lagjet e Fierit janë të ndara në zona dhe me këtë plan rregullues do të ngrihen ndërtesa 6-10 kate. Megjithatë, ne kemi thënë që në rrugët kryesore të qytetit të Fierit, ndërtesa do të shkojnë deri në 8 kate dhe në rrugët dytësore deri në 10 kate. Zonat dytësore janë 10% e zonës së ndërtimit ose edhe më pak”. Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar nuk do të ketë më ndërtime që kalojnë 10 kate në qytetin e Fierit. Plani rregullues i këtij qyteti i miratuar edhe nga qeveria shqiptare i pengon këto ndërtime. Drejtuesi i departamentit të urbanistikës Fier, Manol Goga, ka shpjeguar mbi këtë kriter, pavarësisht se çka ndodhur më parë, i cili do të zbatohet në vijimësi në këtë qytet, për të zbatuar me korrektesë planin rregullues. Sipas Gogës, ndërtime shumëkatëshe, të cilat do të jenë deri në 10 kate, do të miratohen në ato zona që parashikon plani rregullues dhe studimet urbanistike ku përmenden kufijtë e rrugëve kryesore të këtij qyteti si dhe lagjja “16 Prilli”. “Kryesisht qyteti i Fierit do të ngrihet me godina 6-8 kate. Zonat që shkojnë deri në 10 kate do të jetë shumë e vogël dhe janë kryesisht në rrugët kryesore të qytetit që qarkojnë më tepër lagjen “Kastriot”, e cila është një lagje që ka marrë formën e plotë me ndërtesa shumëkatëshe”,-ka thënë Goga. Kryesisht pallatet 10-katëshe do të jenë në këtë lagje, ndërsa në qendër do të jenë godina 6-8 kate. Gjithashtu në planin rregullues të qytetit janë parashikuar lagje të tëra me godina 3-4-katëshe, siç mund të përmenden lagjet “1 Maj” Sheq i Madh” dhe “Sheq i Vogël”. Në këtë plan rregullues janë përcaktuar shumë saktë edhe rrjeti rrugor”. Po në të njëjtën kohë plani rregullues përveç mënyrës së orientimit të ndërtimeve në këtë qytet, vendosjen e sinjalistikës së rrugëve, gjelbërimin si dhe sheshet publike .Në këtë kontekst parashikohen edhe shpronësimet për ndërtimin e këtyre pallateve në këtë qytet. Në të njëjtën kohë është kërkuar që për të gjitha këto ndryshime, do të jetë prioritar edhe mirëkuptimi i komunitetit dhe biznesit në fushën e ndërtimeve.

MIRATIMI I LEJEVE

Kanë qenë në total rreth 43 leje dhe sheshe ndërtimi, të cilat janë diskutuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Fier. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në prona private dhe me karakter banimi si dhe zhvillimi të aktivitetit tregtar. Më herët se këto sheshe të kalonin për miratim nga KRRT e Bashkisë janë shqyrtuar edhe në këshillin teknik. KRRT në Fier, sipas përgjegjësit e zyrës së urbanistikës, është ndër të paktët në të gjithë vendin që bën rregullisht mbledhjet e tij. Vetëm për vitin 2009 janë zhvilluar 3 mbledhje, nga një për çdo muaj. Ndërkohë dje anëtarët e KRRT-së debatuan për 2 kërkesa që nuk plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm të përshtatur, sipas planit rregullues të qytetit të Fierit.

NDËRTIMET 8- KATËSHE

Kryesisht janë dhënë leje për ndërtime të ulëta nga 1-3 kate që janë për banesat vetjake, si shesh ndërtimi për objekt ka vetëm një në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit, kurse për leje ndërtimi kemi 4 objekte shumëkatëshe, të cilat janë 8-10 kate. Ndërtimet në lagjet e Fierit janë të ndara në zona dhe me këtë plan rregullues do të ngrihen ndërtesa 6-10 kate. Megjithatë, sipas zyrtarëve të bashkisë është thënë që në rrugët kryesore të qytetit të Fierit, ndërtesa do të shkojnë deri në 8 kate.

NDËRTIMET 10-KATËSHE

Sipas përgjegjësit të urbanistikës pranë Bashkisë Fier, Manol Goga, ndërtime shumëkatëshe, të cilat do të jenë deri në 10 kate do të miratohen në ato zona që parashikon plani rregullues dhe studimet urbanistike ku përmenden kufijtë e rrugëve kryesore të këtij qyteti si dhe lagjja “16 Prilli”. Kryesisht qyteti i Fierit do të ngrihet me godina 6-8 kate. Ndërkohë zonat dytësore janë 10% e zonës së ndërtimit ose edhe më pak”.

PLANI RREGULLUES

Në planin rregullues të qytetit janë parashikuar lagje të tëra me godina 3-4-katëshe, siç mund të përmenden lagjet “1 Maj” Sheq i Madh” dhe “Sheq i Vogël”. Në këtë plan rregullues janë përcaktuar shumë saktë edhe rrjeti rrugor”. Po në të njëjtën kohë plani rregullues përveç mënyrës së orientimit të ndërtimeve në këtë qytet, parashikon vendosjen e sinjalistikës së rrugëve, gjelbërimin si dhe sheshet publike. Po ashtu parashikohen edhe shpronësimet për ndërtimin e këtyre pallateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›