Projektligji, testim i detyruar në spital për SIDA-n
Qeveria miraton projektligjin “Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it”. Ruhet e drejta e konfidencialitetit, si dhe të drejtat e personave të prekur
Erald Kapri
Qeveria miratoi ditën e djeshme projektligjin “Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS”, një iniciativë e Ministrisë së Shëndetësisë. Projektligji i ri vendos një sistem të ri të dhënash, por edhe rregullash në lidhje me trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes së shekullit në vendin tonë. Aktualisht vendi ka 250 raste të evidentuara dhe 54 vdekje nga kjo sëmundje. Projektligji në fjalë pritet që të rrisë informacionin mbi numrin e saktë të të prekurve nga ky virus dhe kjo do të bëhet nëpërmjet një rregulloreje të re. Tashmë, çfarëdo donacioni që do të jepet në spital si dhurim gjaku, organesh apo çfarëdo tjetër insenimi artificial, spitali do të bëjë analizat e nevojshme për SIDA. Analiza do të kryhet edhe për personat që kërkon prokuroria ose vendimi i gjykatave. Njëkohësisht, i gjithë informacioni i përfituar nga analizat e detajuara do të jetë konfidencial dhe personi i prekur do të përfitojë një status të veçantë nga shteti. Kjo iniciativë është një tratativë e gjerë e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila në kompleksitet përmbledh informacion mbi gjendjen e SIDA-s në vendin tonë, ruan informacion, parandalon përhapjen, rrit trajtimin si dhe ruan të drejtat e të prekurve me SIDA. Tashmë do të jetë e jashtëligjshme që një i prekur me SIDA të keqtrajtohet apo dhunohet psikologjikisht, pasi kjo përbën një krim dhe diskriminim që dënohet nga ligji shqiptar.
Projektligji
Projektligji i ri, në ndryshim nga ai i vitit 2000, përforcon dhe detajon mënyrat për parandalimin e sëmundjes infektive të HIV/AIDS-it në vendin tonë, nëpërmjet një angazhimi politik, programeve publike dhe një strukture ligjore të detajuar. Ky angazhim do të sjellë qëndrueshmëri në adresimin e çështjeve të lidhura me HIV/AIDS-in në nivel politik. Do të krijohet një strukturë ligjore të kompletuar dhe të zbatueshme për zhvillimin e burimeve njerëzore, krijimin e një llogarie të veçantë për mbledhjen e fondeve si dhe aktivizimin masiv të metodave informuese në popullatë. Përgatitja dhe vënia në zbatim e akteve ligjore dhe nënligjore në vendin tonë është bërë vazhdimisht në përshtatje me situatën epidemiologjike të HIV/AIDS-it, si dhe me zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Ato pak udhëzime të përgatitura para viteve ‘90, gradualisht janë plotësuar dhe ripunuar, duke iu përgjigjur më mirë kohës. Mirëpo kohët kanë ndryshuar, ka ndryshuar edhe situata epidemiologjike, probleme të reja kanë lindur si në fushën e parandalimit, por edhe të kujdesit mediko-social. Fillimisht procedurat dhe aktivitetet për parandalimin dhe luftën kundër HIV/AIDS-it janë zhvilluar në mbështetje të udhëzimeve të lëshuara nga Ministria së Shëndetësisë, të cilat gradualisht morën përmasat e akteve ligjore dhe nënligjore. Zbatimi i tij në praktikë si dhe përvoja e këtyre viteve kanë sjellë si domosdoshmëri rishikimin e këtij ligji, pasi lufta kundër infeksionit HIV/AIDS për evidentimin dhe parandalimin e tij po merr përmasa të reja nga dita në ditë. Gjithashtu, ndikimi i faktorëve ndërkombëtarë është një motiv tjetër që sugjeron rishikimin e këtij ligji.
Reforma
Hartimi dhe miratimi i një strategjie të tillë afatgjatë jep një vizion të qartë në lidhje me zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe të hapave konkretë, të cilët do të ndiqen në kuadrin e reformës që po zhvillohet brenda këtij sektori. Në mënyrë të natyrshme, një nga mbështetësit kryesorë të reformës dhe implementimit të kësaj strategjie mbetet kuadri ligjor për sektorin i cili, pavarësisht se në dekadën e fundit ka njohur zhvillim dhe përmirësime të dukshme, përsëri ai ka nevojë të përmirësohet duke ecur me zhvillimet në sektorin shëndetësor. Aktualisht Shqipëria shihet si vend me shifër të ulët të infeksionit HIV/AIDS. Numërohen mbi 250 raste, ndër të cilat rreth 16 janë fëmijë. Deri tani numri i vdekjeve nga AIDS shkon në 54 raste. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë për një tendencë në rritje në 2-3 vitet e fundit të të prekurve nga SIDA, nga e cila grupmosha më e prekur është ajo e 25-45 vjeç.
Të drejtat
Projektligji do të mbrojë edhe të drejtat e të prekurve nga virusi i shekullit. Objektivat e ligjit të ri lidhen me fuqizimin e masave parandaluese në popullatën e përgjithshme, shtresat në nevojë dhe në grupet të cilat adoptojnë sjellje me risk të lartë, mbështetjen ndaj personave të infektuar nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit të këtyre personave apo grupeve të veçanta, evitimi i çdo veprimi diskriminues, informim, edukim, veprime e mbështetje psiko-sociale, mbështetje me shërbim shëndetësor, nxitje të shërbimeve konsultative e konfidenciale si dhe mbështetje me shërbime të tjera shëndetësore personave me HIV/AIDS. Ndërkaq, objektivat specifikë fokusohen në iniciativat e parashikuara në fushën e shëndetit publik dhe konkretisht sëmundjet ngjitëse dhe transfuzionin dhe sigurinë e gjakut.
8 Maj 2008