E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD-ja, Rama e shpalli veten gjykatës dhe prokuror



Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, i cili i kërkoi qeverisë shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini. Gerti Bogdani, zëdhënësi i PD-së, u shpreh se Rama u paraqit para mediave si gjykatës dhe prokuror politik duke shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë. “Sot, kryetari i Partisë Socialiste u paraqit para mediave në rolin e gjykatësit dhe prokurorit politik. Rol me të cilin ai shpalli akuza për vrasës duke shkelur parimet me themelore të Kushtetutës dhe së drejtës ndërkombëtare, të prezumimit të pafajësisë. Kështu, në pretencën dhe vendimin e tij, pasi akuzoi për vrasje drejtorin e Tatimeve, ai kërkoi largimin e tij nga puna. Sqarojmë opinionin publik se kjo parti është dhe do të mbetet partia e shtetit ligjor dhe zbatimit të ligjit dhe vendimeve të gjykatave. Dhe siç e ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, procesi është në gjykim dhe do të respektohet me rigorozitet çdo vendim i drejtësisë. Në rastin konkret, prokurori Xhevat Hana i ka paraqitur gjykatës kërkesën për pezullimin nga puna të drejtorit të Tatimeve, gjë të cilën ditën e diel gjykata e ka refuzuar”, - tha Bogdani.

8 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›