E Diel, 1 Nëntor 2026

Doni të jeni i lumtur, zgjidhni Europën Veriore për të jetuar

NJU JORK- Danezët mbeten banorët më të lumtur në botë për shkak se vendi i tyre vlerësohet nga studimi gjashtëvjeçar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara si vendi më i lumtur në botë. 

Studimi I realizuar në 156 vende të botës, rendit në vend të dytë Finlandën, ndërsa Norvegjinë në vend të tretë. Vendi i katërt është marrë nga Hollanda, i pesti nga Kanadaja dhe më pas Suedia, Zelanda e Re, Australia, Irlanda, SHBA-ja, Kosta Rika, Austria, Izraeli, Belgjika, Luksemburgu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Venezuela dhe Islanda.

E fundit në rajonin e Ballkanit është Bullgaria, që renditet në vendin e 147-të. ''Vendet më të lumtura në botë ndodhen kryesisht në Europën Veriore dhe vlerësimi i tyre i jetës personale arrin 7,6 në shkallën nga zero deri në 10'', tregon hulumtimi i OKB-së, i pari në llojin e vet. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›