E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Haxhinasto, vizitë zyrtare në Mal të Zi më 5-6 prill

TIRANE- Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të zhvillojë më 5-6 prill, një vizitë zyrtare në Malin e Zi, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, zotit Milan Roçen.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se në programin e vizitës, veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me Kryetarin e Parlamentit, Ranko Krivokapiç dhe me Kryeministrin Igor Lukshiç.

Gjithashtu. zoti Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare në Mal të Zi, si dhe me drejtuesit e pushtetit vendor në Ulqin dhe Tuz. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›