E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, bllokohet në port një furgon me cigare kontrabandë

VLORË- Bllokohet në portin e Vlorës një furgon me cigare kontrabandë. Mjeti me targa gjermane STA B243 është kapur, ndërsa tentonte të hynte në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi. 

Policia ka sekuestruar një sasi prej rreth 200 stekash cigare kontrabandë, të fshehura në tabanin e furgonit. Sipas bluve, mjeti drejtohej nga disa shtetas kosovare, ndërsa synonte tregun Italian. Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vlorë, pranga 25-vjecarit, i ndryshonte identitetin personave në kërkim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›