E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, pranga 25-vjecarit, i ndryshonte identitetin personave në kërkim

VLORË- Vihet në pranga një punonjës i aplikimit të pasaportave biometrike në qytetin e Vlorës. 25- vjecari Rinald Kapo është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar pas një kallzimi penal ndaj tij. 

Kapo, në funksionin e operatorit të pranimit për pasaporta biometrike akuzohet se u ka nxjerrë pasaporta biometrike personave të shpallur në kërkim, duke u ndryshuar identitetin, c’ka i ndihmonte te kalonin pa probleme kufirin shqiptar. 

Sipas policisë, dyshohet se janë kryer me dhjetra aplikime të tilla, duke bërë që Kapo të përfitojë shuma marramendëse nga personat me precedentë penal. Ndërkaq, bëhet e ditur se po verifikohen edhe raste të tjera të këtij aktiviteti të paligjshem edhe në zona të tjera të Vlorës dhe priten arrestime të personave të tjerë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Vlorë, bllokohet në port një furgon me cigare kontrabandë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›