E Diel, 1 Nëntor 2026

Papulias: Nuk kam frikë, ne do ta kapërcejmë krizën

ATHINE - “Me guximin për t'u përballur me situatat e vështira ne do ta kapërcejmë edhe këtë krizë, është në dorën tonë për ta kapërcyer. Por, të gjithë si një familje. Kjo është shumë e rëndësishme. Kur grekët luftuan si një familje, fituan. Kur grekët kishin brenda tyre krimbin e përcarjes dhe të konfliktit dështuan”. 

Këtë mesazh ka dërguar Presidenti i Republikës, Karolos Papulias, duke përshëndetur dje pasdite në pallatin presidencial delegacionin e organizatës greko amerikane AHEPA. 

Z. Papulias, në një mënyrë të qartë shtoi besimin e tij në “fuqinë shpirtërore që kanë grekët brenda tyre”. 

Presidenti deklaroi: «Nuk kam frikë, do të kapërcejmë krizën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›