Topi dekoron 4 regjisorë të mirënjohur me titullin “Mjeshtër i Madh”
TIRANË- President i Republikës Bamir Topi ka vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa nga regjisorët më të njohur të skenës dhe kinematografisë shqiptarë ndër vite.
Titulli i lartë iu është akordua 4 regjisorëve të mirënjohur Vera Grabocka, Vladimir Prifti, Albert Minga dhe Pali Kuke, me motivacionin për kontributin që ata i kanë dhënë për më shumë se 4 dekada realizimit cilësor të mjaft filmave artistikë e programeve televizive.
Gjatë ceremonisë së dekorimit presidenti Topi ka vlerësuar maksimalisht rolin dhe veprimtarinë e regjisorëve që me talentin dhe karakterin novator sollën ndryshime cilësore në spektaklet televizive në mediat shqiptare, si dhe për kontributin në përsosjen artistike të filmit shqiptar, duke e sjellë atë në nivele bashkëkohore dhe me përmbajtje thellësisht kombëtare.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitete të artit e kulturës, aktorë, regjisorë, kineastë, miq e familjarë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)