E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doni të xhironi video-klip për Queen?

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 13:26

Me rastin e 40-vjetorit të themelimit të rok grupit legjendar Queen, anëtarët e grupit iu kanë bërë thirrje adhuruesve që të xhirojnë klipin për këngën "Sheer Heart Attack", të vitit 1977.

Për pjesëmarrje në konkursin e hapur nevojitet të plotësohet formulari i publikuar në web-faqen e grupit, dhe kush e kalon rrethin final për xhirimin e klipit – që do të jetë i pari pas atij për këngën "Under Pressure", të vitit 1999 – do të garojë edhe për çmimin prej 1,500 dollarësh.

Afati për konkurrim është data 3 gusht, ndërkaq fituesi do të shpallet më 21 shtator, kur video-klipi do të publikohet edhe zyrtarisht në YouTube, Facebook, Twitter...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›