E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë firmosin kodeksin e NDI për zgjedhje fer

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 21:10

Partitë politike sot nënshkruan Kodeksin për përkushtimin e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Instituti amerikan NDI, ndërsa kjo do të pasojë me organizimin e një fushate për promovimin e këtij dokumenti të financuar nga USAID me moton “Cfarë shenja do lëmë?”.

Dokumenti u nënshkrua nga 30 parti politike parlamentare, që do të marin pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

“Nënshkrimi i këtij kodeksi është fillim i mirë i fushatës, duke pasur parasysh se dokumenti është nënshkruar nga të gjithë liderët e partive politike në vend”, theksoi Kris Henshou, drejtor i NDI-së, në Maqedoni.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve dhe BE-së, Filip Riker dhe Piter Sorensen, si dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe organizatave joqeveritare.

Kodeksi rekomandon partitë për sjellje dhe përkushtim të mirë në zgjedhje të lira dhe demokratike. Kodeksi i NDI u nënshkrua edhe viteve të fundit, mirëpo megjithatë janë regjistruar incidente, viktima dhe dhunë në zgjedhje. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›