E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nuk figuron perseri ne grupin e Hamburgut

Nga Kastriot Gjini
Sulmuesi i ri i kombetares sone Besart Berisha, i cili aktivizohet ne rradhet e skuadres se Hamburgut nuk eshte thirrur perseri ne ndeshjen qe Humburgu do te zhvilloje kunder skuadres se shqiptarit tjeter Altin Lala. E verteta eshte se qekur trajneri i ri i Hamburgut, Huub Stevens ka marre ne drejtim kete skuader, sulmuesi shqiptar nuk ka qene asnjehere pjese e grupit te skuadres se tij qe aktivizohej, madje nuk ka hyre asnjehere as ne 19shen e lojtareve qe Hamburgu dergon ne ndeshjet e rradhes. Pavaresisht kesaj, Hamburgu ka marre rezultate te mira ne ndeshjet e fundit, dicka qe ben skuadren ti afrohet mbijeteses dhe ben te paprekshem trajnerin e ri. Per kundrazi, kolegu i tij i Hanover 96, qe eshte dhe kapiteni i kesaj skuadre, do te jete qe ne minuten e pare te kesaj ndeshjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›