Skela, nesër prova gjenerale me formacionin U-23 të Kotbus

Albania-sport- Ervin Skela do të dëshmojë të shtunën në ndeshjen e vlefshme për formacionin U-23 të Energi Kotbus kundër Germania Halberstadt (ora 14:00) se është i gatshëm të përballojë 90 minuta lojë përpara se ai të kthehet në formacionin e 11-shes së parë në Bundesliga 1 për Energie Kotbus.
Lajmi jepet nga siti zyrtar i Kotbus, ndërkohë që ai nuk ishte pjesë e Energie në fitoren 1-0 në transfertë me Hertnë e Berlinit, të përfunduar para pak castesh.