E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi vs. Minto, rruga drejt titullit

Nga Dash Frashëri
"Hanns-Martin Schleyer-Halle" në Shtutgart do të sjellë një ndeshje boksi krejt të vecantë: shqiptari Luan Krasniqi kundër amerikanit Brajan Minto. Një sfidë tërheqëse për kategorinë ndërkombëtare WBO. "Der Löwe" vs. "The Beast" ose "Luani" kundër "Bishës", është përcaktimi mediatik më tërheqës për të intriguar gjithcka, jo vetëm për gati 10 mijë të pranishmit në arenën "Schleyer-Halle", por dhe për mijëra të tjerë anë e mbanë botës që do të ndjekin direkt takimin përmes televizionit gjerman ZDF, që ka dhe të drejtën e transmetimit. Shqiptari nga Juniku, i njohur ndryshe edhe si "matadori" nga Rotvail (qyteti ku banon Krasniqi në Gjermani), dështoi për titullin botëror më 28 shtator 2005, në një ndeshje plot tension kundër amerikanit Lamën Brjuster dhe për më tepër në ditën e 100-vjetorit të legjendës gjermane të boksit, ish-kampionit të Botës, Maks Shmeling. "Mund të them që për momentin në botë nuk ekzistojnë kampionë absolutë të peshave të rënda si për shembull në kohët e Tajsonit, Lenoks Ljuiss apo Evander Holifield. Vladimir Klitcko është tashmë për mua një nga më të mirët. Se sa i shpejtë dhe i rafinuar është, këtë e tregoi edhe ndaj Rejy Austinit, të shtunën e kaluar", - është shprehur Krasniqi, gjatë një interviste për mediat gjermane. Brajan Minto, amerikani 32-vjecar nga Butler, ka një bilanc të shkëlqyer. Ai ka boksuar 28 herë nga të cilat ka fituar 27 herë dhe ka humbur vetëm një dyluftim, për më tepër që Minto nga 27 fitore 17 prej tyre i ka fituar "Kncok-out". Kundërshtari i tij i fundit ishte gjermani Aksel Shulc kundër të cilit Minto fitoi me "Kncok-out" në raundin e gjashtë. Luan Krasniqi nga ana e tij është ngjitur 32 herë në ringun e boksit profesionist, ku ka fituar 29 dyluftime, një barazim dhe dy humbje. 14 herë Krasniqi ka shijuar fitoren me "Knock-out". Ndeshja më kulminante dhe më e rëndësishme e tij ka qenë më 28 shtator 2005 kundër Brjuster, ku "Luani" dështoi të sillte pas 30 vjetësh në Gjermani rripin e Kampionit të Botës. Sondazhet në internet Krasniqi ndeshjen e fundit kundër David Bostice (29 prill 2006) e fitoi me pikë. 35-vjecari pësoi një dëmtim në gjurin e majtë gjatë trajnimit më 1 nëntor 2006, gjë që anuloi edhe një ndeshje të programuar për datën 2 dhjetor në Berlin. Sondazhet në faqen e internetit të ZDF parashikojnë një fitore të Krasniqit me (me knock-out) dhe vetem 6%. besojne per nje fitore te Mintos. Votuesit në faqen sportive shqiptare "albania-sport.com" (sot deri ne oren 10.00) besojnë se Luani fiton me "knock-out" (209 vota) dhe me pikë (160). Për Minton: fitore me "knock-out" (26) dhe me pikë (23).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›