Të ndërpritet shfrytëzimi i pyjeve
26/01/2009 Shoqatat analizojnë ndotjen e mjedisit: Mbi normat e Bashkimit Evropian
Ndotja e mjedisit dhe ajrit vijon të jetë në situata alarmante në Shqipëri. Përfaqësues të 51 OJF-ve mjedisore shqiptare, kanë paraqitur rezultatet më të fundit të ndotjes, ndërsa kanë kërkuar dhe marrjen e masave.
AJRI
Cilësia e ajrit në qendrat e mëdha urbane, edhe pse përqendrimet e Lëndëve të Ngurta Pezull kanë qenë në rënie vitet e fundit, vazhdon të jetë problematike. Përmbajtja e lëndëve të ngurta pezull (LNP) dhe PM10 (grimcat nën 10 mikron), referuar monitorimit të ISHP janë mbi normat e lejuara shqiptare dhe mbi atë të BE. Treguesit e tjerë (SO2, NO2, O3, Pb) rezultojnë brenda normave të lejuara të standardit shqiptar dhe të BE për të gjitha stacionet e monitoruara, por me tendencë në rritje, sidomos në qendrat e mëdha urbane. Ndaj sugjerohet, vlerësimin strategjik mjedisor të planeve rregulluese për çdo qytet. I rëndësishëm është vlerësuar dhe informimin e rregullt (jo më pak se çdo 3 muaj) të publikut të gjerë në lidhje me përqendrimet e: O3; SO2; NO2; NO; Lëndët e Ngurta Pezull, dhe Pb. Ndërsa përveç shtimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe pemëve nëpër qytete si dhe ruajtjen e tyre është kërkuar dhe ngrirja për një periudhë 10-vjeçare të shfrytëzimit industrial të pyjeve, shoqëruar me mbrojtjen e tyre nga zjarret dhe shtimin e tyre me mbjellje te reja. Si dhe ndalimi i eksportit të qymyrit të drurit dhe druve të zjarrit.
UJI
Ndonëse Shqipëria është mjaft e pasur me burime ujore, problem themelor mbetet keqmenaxhimi i ujit. Ende mungon një vlerësim strategjik i kësaj pasurie kombëtare. Për më tepër, ujërat po bëhen gjithnjë e më të ndotur nga ndotjet urbane, industriale, bujqësore etj. Legjislacioni për ujin dhe në veçanti zbatimi i tij nga pushteti qendror e vendor nuk është në nivelin e duhur dhe kërkon plotësim e përmirësim të mëtejshëm me akte n/ligjore. Kultura e përdorimit të ujit mbetet ende në nivel të ulët dhe ndërgjegjësimi i komunitetit është detyrë e rëndësishme për të cilën duhet të angazhohen shkolla, media, dhe shoqatat etj. Shfrytëzimi i pakontrolluar i shtretërve të lumenjve mbetet një problem i rëndësishëm ekologjik.
Kërkesat
- Vlerësimin e pasurisë ujore si një element strategjik nga Qeveria qendrore dhe lokale dhe mos dhënien e saj si koncesion.
- Vlerësimin strategjik të ujit dhe bërjen e çdo komuniteti pjesë integrale të tij
- Zbatimin e politikave të përshtatshme për kursimin e ujit.
- Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për mirëmanaxhimin e ujit.
- Kontrollin e ujërave nëntokësore dhe menaxhimin shkencor të tyre.
- Mbrojtjen e tokës nga erozioni që, krahas të tjerash, çon në pasurimin e ujërave me metale të rënda.
-Shfrytëzimin e kontrolluar dhe racional të lumenjve për qëllime ekonomike, duke respektuar ruajtjen e prurjeve minimale ekologjike në ta.
- Kontrollin e eutrofikimit në lumenj dhe liqene.
III. MBETJET URBANE
Mbetjet urbane, për vet peshën që zënë dhe problematikën e tyre, përbëjnë sot një problem të madh mjedisor për shoqërinë shqiptare. Aktualisht, mbetjet thjesht depozitohen në fusha të hapura duke u vetëdjegur dhe shpesh herë duke u bërë burim infeksionesh dhe përhapje sëmundjesh nga më të ndryshmet.
Shërbimi i menaxhimit të mbetjeve urbane dhe monitorimi i tij mbeten një hallkë e pakënaqshme. Kjo gjë është e lidhur me numrin e ulët të koshave të mbeturinave, me numrin e madh të vend depozitimeve ilegale të mbetje, me mosndarjen e mbeturinave, me numrin e vogël të kompanive ricikluese të interesuara për ndarjen e mbeturinave, dhe si problem i përgjithshëm, mungesën e politikave të menaxhimit të mbetjeve nga ana e qeverisjes vendore. Për më tepër në disa zona rurale shërbimi mungon fare.
Shoqërisë shqiptare akoma i mungon kultura mjedisore, dhe gjithnjë e më tepër po merr karakteristikat e një shoqërie konsumatore, shoqëruar kjo me shtim të dukshëm të sasisë së mbetjeve të gjeneruara si dhe lënie pas dore të metodave “të vjetra” të ripërdorimit.
Nga analiza e situatës dhe mundësive të përmirësimit të saj, sugjerojmë si të domosdoshme:
Përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe monitorimin e kompanive kontraktuese, për ofrimin e një shërbimi më të mirë kundrejt qytetarëve;
Informimin rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe bizneseve;
Ngritjen e sistemit të ndarjes së mbeturinave dhe forcimin e mekanizmave;
Zbatimin e projekteve konkrete nga qeverisja vendore për menaxhimin e mbetjeve dhe promovimin e skemave të reja financiare, të cilat promovojnë ripërdorimin dhe riciklimin, në bashkëpunim me OJF-të dhe bizneset;
Përfshirjen e çështjeve të menaxhimit të mbetjeve në axhendën e kandidatëve për deputet dhe në axhendën e kandidatëve për në qeverisjen lokale (kryetar Bashkie, komune, etj).
Identifikimin e zonave hot spot dhe rasteve ilegale që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve;
Forcimin e sistemit të edukimit në shkollë dhe jashtë saj mbi 3 komponentët ripërdor, redukto dhe riciklo.