E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbjell pemë te “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

25/01/2009  Sipërfaqe e gjelbër

Vijon edhe këtë muaj aksioni për mbjelljen e fidanëve të rinj dekorativ në rrugët e kryeqyteti, nismë kjo e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me komunitetet e biznesit. Këtë radhë pjesë e këtij aktiviteti për shtimin e sipërfaqes së gjelbër është bërë rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Në gjatësinë e saj janë mbjellë 100 pemë dekorative dhe në aksionin e mbjelljes së këtyre fidanëve ka marrë pjesë edhe vetë kreu i Bashkisë Edi Rama. Kësaj nisme i është bashkuar edhe banka “Pro Credit”. Në fushatën e këtij viti, e cila ka nisur të zbatohet që në muajin dhjetor, pritet që në zona të caktuara të kryeqytetit, e veçanërisht në qendrat e banimit të shtohen hapësirat e gjelbra përmes mbjelljes së pemëve dekorative. Megjithatë, Rama ka pohuar se ky aksion do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ku do të jenë të tjera rrugë që do të pasohen me këtë nismë. Fushata e gjelbër e ndërmarrë nga Bashkia pritet të përfundojë në fund të muajit shkurt, kohë në të cilën mendohet që ti jenë shtuar kryeqytetit rreth 3000 fidanë të rinj pemësh dekorative.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›