E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dora Bakojani, bosja e Qeverisë së Greqisë

Autori i Lajmit: red.

Ministrat në Qeverinë e Greqisë në llogaritë e tyre kanë gjithsej gjashtë milionë euro, dy milionë dollarë dhe 166 mijë paund britanikë, shkruante dje gazeta "Ta nea" e Athinës.
Sipas kërij burimi, anëtari më i pasur në qeverinë greke është shefja e diplomacisë Dora Bakojani, e cila bashkë me bashkëshortin posedon 1.671.389 euro dhe 2.048.000 dollarë.
Në vendin e dytë është ministri i Flotës Tregtare, Jorgos Vulgarakis, me pasuri prej 1.918.000 euro, ndërsa pas tij janë edhe ministri për Zhvillim, Hristos Folas me 950 mijë euro dhe ministri për Zhvillim Turistik, Aris Spilotopulos me 821.365 euro.
Ministri shtetëror dhe zëdhënës i Qeverisë greke, Teodoros Rusopulos ka 235.399 euro, ndërsa ministri i Financave, Jorgos Alogoskufis, 48 mijë euro dhe 165.900 paund britanikë bashkë me bashkëshorten.
Ministrat tjerë në llogaritë e tyre kanë më pak se 200 mijë euro, ndërsa vetëm ministri i Jurisprudencës, Sotiris Haxhigakis, s`ka asgjë në llogari.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›