E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, në shtator target e reja, RKS

Autori i Lajmit: red.
Në gjysmën e dytë të muajit shtator, Ministria e Punëve të Brendshme, pritet të fillojë lëshimin e targave të reja të automjeteve që do të mbajnë stemën e Republikës dhe numrat kodues të qyteteve, bëri të ditur në numrin e djeshëm gazeta Express, duke iu referuar burimeve pranë kësaj ministrie.
Për shkak të sigurisë, ekspertët e komunikacionit sugjerojnë që targat të jenë shkurtesat e qyteteve, të ndara sipas shtatë rajoneve policore, shton kjo e përditshme.
Edhe pse ende nuk është caktuar data e saktë për fillimin e lëshimit të targave të reja, tashmë është e sigurt se tabelat e veturave të vendit nuk do të jenë më me shkurtesën “KS” dhe të shoqëruar me nga tre numra para dhe mbrapa këtyre shkronjave.
Për këtë arsyje, ka kohë që MPB-ja ka themeluar një grup punues, të drejtuar nga vetë ministri Zenun Pajaziti, i cili përbëhet edhe nga drejtues të lartë të njësisë së policisë së trafikut.
Siç bëjnë të ditur këto burime, janë tri variante, të cilat janë duke u diskutuar në lidhje me pamjen e targave të reja që ndryshojnë fare pak nga njëra-tjetra, pasi që të tria kanë elemente të theksuara të shtetit, si stemën, shkronjat RKS apo ngjyrat kaltër-bardh.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›