Fier, vetëvritet 45-vjeçarja
Autori i Lajmit: red.
Një grua 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në Hekal të Mallakastrës. Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se viktima është Zydie Iljazi, nënë e dy fëmijëve. “Gruaja ka gjetur vdekjen pasi kishte gëlltitur 3 kokrra fostoksinë, në kohën që ka qenë e vetme në shtëpi”, - thonë burimet policore. Sipas familjarëve, gruaja i ka dhënë fund jetës, ndërkohë që gjithë të tjerët kanë qenë në varreza, sepse ishin për ceremoninë e vjehrrës së saj. Kur kanë mbërritur në shtëpi gjithë të tjerët e kanë gjetur gruan përtokë në gjendje shumë të rëndë. “Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, por gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë dhe ka ndërruar jetë pas 30 minutash nga mbërritja”, - thanë burimet spitalore. Policia, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, është duke hetuar për shkaqet që e detyruan gruan t i japë fund jetës. Në pyetje do të merren familjarët, të cilët aktualisht nuk dinë të thonë pse 45-vjeçarja u vetëhelmua.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008