E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 600 mijë USD për Karaxhiç?

Autori i Lajmit: red.
Marrëveshja mes Radovan Karaxhicit dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Riçard Hollbruk, i cili më shumë se një dekadë ishte objekt i spekulimeve, përfundimisht është nënshkruar, ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 1996, transmetojnë mediat serbe.

Sipas këtyre burimeve, dokumenti ekskluziv, të cilin e kanë firmosur dy negociatorët dhe me të cilin amerikanët i garantojnë Karaxhicit siguri dhe liri për tërheqje nga jeta publike dhe politike, ka vetëm tri pjesë.
Në pjesën "obligime", që hynë në fuqi pas skadimit të afatit prej 90 ditëve nga nënshkrimi, Karaxhiqi zotohet se do të japë dorëheqje ta parevokueshme nga të gjitha postet shtetërore dhe partiake.
Pjesa e dytë e marrëveshjes, sipas mediave serbe, ka të bëjë me obligimet e SHBA-së, si garantim të sigurisë së liderit të serbëve të Bosnjës, financimin dhe vendosjen e tij.
Administrata amerikane, po ashtu, është zotuar se nuk do të ndikojë në çfarëdo mënyrë mbi anëtarët dhe kryesinë e partisë së Karaxhicit.
Qeveria e SHBA-së i le në disponim Karaxhiqit një vlerë prej 600.000 dollarëve në valutë lokale, dhe se i jep Karaxhiqit në disponim një objekt rezidencial në lokalitetin që paraprakisht është kontraktuar.
Qeveria e SHBA-së, sipas këtij dokumenti, i jep Karaxhiqit në disponim sigurim fizik prej së paku prej gjashtë njerëzve.
Nëse Radovan Karaxhiqi, siç bëhet e ditur në pjesën përfundimtare të dokumentit "dispozita të përbashkëta", e shkel marrëveshjen, kjo do të interpretohet si "shkelje serioze e marrëveshjes joformale" dhe do të sanksionohet. Në fund shtohet se marrëveshja mund të prishet sipas marrëveshjes, ose me iniciativë të Qeverisë së SHBA-së.

Departamenti i Shtetit:
“S ka asgjë të vërtetë”
Departamenti Amerikan i Shtetit mohoi të ketë arritur një marrëveshje me ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç, e cila do t i jepte atij imunitet nga akuzat për krime lufte. Karaxhiçi tha se Shtetet e Bashkuara e bënë ofertën e imunitetit në vitin 1996, gjatë negociatave pas luftës në Bosnje-Hercegovinë. Karaxhiçi pretendon se arriti një marrëveshje me Ambasadorin amerikan, Riçard Hollbruk për t u zhdukur nga jeta publike në këmbim të një premtimi të Amerikës që ai të mos ndiqej penalisht nën akuzat për genocid. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormick, tha se Hollbruk nuk arriti kurrë një marrëveshje me Karaxhiç, që do ta mbronte atë nga arrestimi apo ndjekja penale. Hollbruk, i cili ndërmjetësoi në arritjen e marrëveshjes së paqes, e cila i dha fund luftës në ish -Jugosllavi, tha për rrjetin televiziv CNN, se deklarata e Karaxhiçit është gënjeshtër.
Riçard Hollbruk, diplomati amerikan që ndërmjetësoi Marrëveshjet e Dejtonit për Paqe, të cilat i dhanë fund konfliktit të Bosnjes hodhi poshtë pretendimet e ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç.
Radovan Karaxhiç pretendon se kapja dhe nxjerrja e tij para gjyqit, shkelin një marrëveshje që ai kishte arritur në vitin 1996 me Shtetet e Bashkuara, se paditë ndaj tij do të hiqeshin nëse ai largohej nga politika dhe nuk minonte marrëveshjen e paqes për Bosnjen. Duke folur në Nju Jork, ambasadori Hollbruk tha se ky është një trillim i vjetër i Karaxhiçit.
"Në qershor 1996 shkova në Beograd ku ndërmjetësova një marrëveshje me Millosheviçin dhe dy nga personat e afërt të Karaxhiçit. Në bazë të marrëveshjes, Karaxhiçi do të jepte dorëheqjen si president i pjesës serbe të Bosnjes dhe si kryetar i partisë së tij politike dhe do të tërhiqej menjëherë nga jeta në politikë. Ai e nënshkroi marrëveshjen, megjithëse nuk mori pjesë në negociata dhe më pas për t u mbrojtur sajoi këtë histori falso."
Hollbruk thotë se herë pas here Karaxhiçi ka dalë edhe me tezën se Uashingtoni do t i jepte para dhe mbrojtje. Po ashtu ai hodhi poshtë si absurde komentet e tjera të Karaxhiçit se druhet për jetën.
"Komentet e mia specifike ishin: “Nëse ka njeri që e meriton me të vërtetë dënimin me vdekje, do të ishte Radovan Karaxhiçi dhe Ratko Mlladiç”. Këto ishin fjalët e mia konkrete dhe nëse Karaxhiçi, i cili tashmë është në Hagë, ende ka frikë nga unë, ma merr mendja se në një farë mënyre duhet ta marr komentin e tij si kompliment."
Hollbruk e përshkroi kapjen e Radovan Karaxhiçit si një zhvillim historik, që do të ndihmonte në stabilizimin si të Bosnjes, edhe të Serbisë. Ai u bëri thirrje popujve të këtyre vendeve të lënë pas të kaluarën e shëmtuar të konfliktit të viteve 90.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›