Tre pikat e Cervenkonvskit për të shpëtuar Maqedoninë
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka bërë një propozim prej tre pikësh me qëllim që vendi të dalë nga kriza parlamentare.
Në Maqedoni, opozita është duke e bojkotuar parlamentin prandaj dhe plani i Presidentit, i cili kryesisht i drejtohet opozitës, nënkupton mosfirmosjen e disa ligjeve që maxhoranca i ka miratuar.
Me këtë gjë, ligjet do të ktheheshin për rishqyrtim në parlament.
Oferta i bëhet PDSH-së të Menduh Thaçit, e cila pas procesit zgjedhor ka bojkotuar seancat, sepse nuk pranon rezultatin.
Presidenti për kthimin e kësaj partie në parlament, thotë se nuk do të firmosë ligjin për gjuhën shqipe, duke u mbëshjtetur në deklarimet publike të PDSH-së se ajo do të marrë pjesë në punën e ligjvënësit kur do të diskutohet çështja shqiptare.
Por veç kësaj, një nga propozimet më të diskutueshme i bëhet LSDM-së.
Presidenti Cërvenkovski sugjeron mundësinë për të anulluar vendimin e gjykatës, nëse nënkryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është nën akuza për korrupsion dhe për momentin është i burgosur, mund të gjendet fajtor.
Gjatë prezantimit të këtyre propozimeve në një konferencë për shtyp, presidenti Cërvenkovski tha se është i vetëdijshëm për rrezikun që po ndërmerr.
"Nëse qeveria, kryeministri, VMRO DPMNE dhe BDI, kanë propzim më të mirë ndaj PDSH-së dhe LSDM-së, për të kthyer në normalitet demokracinë parlamentare, atëherë harrojeni këtë propozim. Por nëse nuk ka asnjë propozim, atëherë jam i gatshëm të ndërmarr këtë rrezik dhe të përballem edhe me kritikat", tha Presidenti Cërvenkovski.
LSDM do të shqyrtojë propozimin edhe pse avokatet e Zaev thonë se nuk duan të pranojnë ndonjë ofertë, pasi ai ndihet i pafajshëm.
Kurse partitë e maxhorancës janë shprehur kundër propozimeve të presidentit Cërvenkovski.
Oferta e tij, e cila do t u prezantohet katër liderëve të partive kryesore në vend vjen në kohën kur janë shtuar kritikat për mënyrën e shpejtë të sjelljes së disa ligjeve të rëndësishme nga maxhoranca.
Por edhe kur shtohen zërat nga përfaqësues ndërkombëtarë për kthimin e opozitës në Parlament.
LSDM u largua nga Parlamenti kur u ndalua nënkryetari Zoran Zaev, i cili është njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Strumicës. Ai akuzohet për korrupsion gjatë ndërtimit të një qendre tregtare në qytetin e tij.
Kurse PDSH nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të parlamentit të ri.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008