E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikojnë markën e një firme, përfundojnë në qeli

Autori i Lajmit: red.
Falsifikuan markën e një firme që tregton konserva, përfundojnë në qeli dy të dyshuar. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar Akuila Findiklian, 40 vjeç dhe Mirel Mzhika, 23 vjeç. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dy personat për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143, 190 dhe 25 të Kodit Penal. Burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit pohuan se ndaj tyre është depozituar kallëzim nga një shtetas, administrator i firmës “Alpin” Sh.P.K, se të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë falsifikuar etiketat e kësaj firme, njëherazi duke kryer dhe mashtrim tek qytetarët në shitjen e një produkti të rremë.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›