Kamberi u vetëvra, mbyllet dosja
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Gani Kamberi, denoncuesi i parë për skandalin me tokat në Kashar, është vetëvrarë. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet pas mbërritjes nga Italia të ekspertizës së plumbit që u gjet disa kohë pas vdekjes së dëshmitarit të dosjes “Kashari”. Përplasjet mes prokurorisë dhe policisë kanë marrë fund pas mbërritjes së ekspertizës zyrtare nga Roma, në lidhje me plumbin, i cili ishte e vetmja provë e gjetur në vendin e ngjarjes. Dyshimet në lidhje me mënyrën si humbi jetën 50-vjeçari, janë hedhur nga familjarët pak ditë pas varrosjes së tij. Ndërsa prokuroria zhvarrosi trupin dhe kreu të gjitha hetimet.
Mbyllet dosja
Prokuroria e Tiranës mbyll dosjen hetimore për vdekjen e Gani Kamberit, duke e cilësuar përfundimisht si vetëvrasje. Njeriu që ka denoncuar skandalin e tokave në Kashar dhe që ka pasur kërcënime të shumta, dyshohej se ishte vrarë, në mënyrë që të mos jepte detaje të tjera, por hetimi ka provuar të kundërtën. Burimet zyrtare të Prokurorisë së Tiranës konfirmuan se me rihapjen e hetimeve, janë kryer një sërë veprimesh të reja hetimore, ku përfundimisht ka rezultuar se shtetasi Gani Kamberi, një nga denoncuesit e vjedhjeve të tokave në Kashar, është vetëvrarë dhe jo vrarë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se me rihapjen e hetimeve, prokurori i çështjes ka kryer një sërë veprimesh procedurale, që nga rihapja e varrit, riekspertimi i trupit, këqyrja e plagës hyrëse dhe dalëse, marrja në pyetje e një numri jo të vogël personash, dhe përfundimisht është arritur se Gani Kamberi është vetëvrarë dhe jo vrarë. Burimet nga organi i akuzës bëjnë të ditur se gjatë ekspertimit të plagës hyrëse dhe dalëse është konstatuar se në dorën e Gani Kamberit kishte gjurmë të barutit, të cilat i kanë rënë gjatë shkrepjes së pistoletës, përveç kësaj, të dhënat e ekspertizës mjekoligjore bëjnë të ditur se kalimi i plumbit në kokë dhe pozicioni i tij vërtetojnë atë që një mënyrë e tillë e të qëlluari vjen vetëm përmes një vetëvrasjeje.
Gëzhoja
Pak ditë më parë është gjetur një gëzhojë në vendin ku u gjet i vrarë Gani Kamberi. Gëzhoja është gjetur nga grupi hetimor, që po bënte riinspektimin e zonës. Kjo gëzhojë pritet të zgjidhë dyshimet nëse Kamberi u vetëvra nga depresioni apo e vranë.
Kamberi rezulton si një nga dëshmitarët në dosjen “Kashari”, ku dyshohen si të implikuar disa ish-zyrtarë të lartë të komunës Kashar dhe Hipotekës për abuzimet me mbivendosje pronash. Burime konfidenciale pranë grupit hetimor, të ngritur në Prokurorinë e Tiranës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, bënë të ditur se gëzhoja e armës së zjarrit, e cila ende nuk është përcaktuar, është gjetur ditët e fundit falë këqyrjes së imtësishme me pajisje metalkërkuese bashkëkohore të vendit të ngjarjes, ku tetorin e kaluar u gjend trupi i pajetë i Gani Kamberit.
Ekspertiza
Burimet e mësipërme konfirmuan dërgimin e gëzhojës për ekspertizë në Laboratorin Qendror Kriminalistik në Tiranë për të parë nëse ajo i përket apo jo armës tip pistolete të gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale pranë trupit të viktimës. "Nëse ekspertiza provon që gëzhoja nuk i përket kësaj arme, atëherë ka dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me një vrasje të shtetasit Gani Kamberi. Megjithatë, kjo mbetet për t u parë pas përfundimit të kësaj procedure hetimore",- përfunduan burimet e Prokurorisë. Shtetasi Gani Kamberi, 50 vjeç, u gjend i vdekur me një plumb në pjesën e pasme të kokës, tetorin e vitit 2007 buzë një përroi në komunën e Kasharit. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët gjetën pranë trupit të viktimës vetëm një pistoletë, të cilën e sekuestruan si provë materiale.
Dyshimi
Vdekja misterioze dhe denoncimi i familjarëve
Më 14 tetor i vitit 2007, Gani Kamberi është gjetur i vdekur në afërsi të një pellgu uji, afër me banesën e tij në Kashar. Policia bën të ditur se 50-vjeçari ishte qëlluar me plumb në krah të majtë të kokës, ndërkohë që në tokë është gjetur i shtrirë përmbys dhe në dorën e djathtë mbante pistoletën, me të cilën dyshohej se ishte bërë vetëvrasja. Vdekja e 50-vjeçarit dhe cilësimi si vetëvrasje nga depresioni, hodhi dyshime edhe për një vrasje me pagesë. Skandali u thellua më tepër pas arrestimeve të zyrtarëve dhe protestave të banorëve të Kasharit për zaptimin e pronave. Burime nga policia pohojnë se familja Kamberi pretendonte trojet e saj të zhvatura pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit dhe për këtë shkak akuzonte se vrasja e Ganiut, më 14 tetor 2007, ishte bërë si pasojë e denoncimit që ai kishte depozituar në Prokurori. Burime nga Prokuroria pohojnë se janë bashkuar dosjet e abuzimit me trojet, një atentat me eksploziv në banesën e një zyrtari të kadastrës dhe të vdekjes misterioze të 50-vjeçarit.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008