E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Fondet per qeverine nuk cenohen

Bashkimi Europian konfirmon se do te vazhdoje te financoje me projektet e parashikuara per qeverine shqiptare. Zedhenesja e komisoinerit Fyle hodhi poshte zerat per bllokim te fondeve europiane dhe tha se  pavaresisht situates se krijuar nuk ka asnje rrezik.

"Përsa i përket shqetësimit në lidhje me asistencën teknike, fondet europiane për Shqipërinë janë menaxhuar në mënyrë të përqëndruar. Kjo do të thotë se implementimi i projekteve është menaxhuar plotësisht nga delegacioni i BE në Tiranë në cdo etapë. E thënë ndryshe, administrata shqiptare nuk është marres i drejtpërdrejtë i fondeve të Parlamentit Europian. Në këtë aspekt, dua të shtoj se asnjë rast që kemi të bëjmë me fondet për Shqipërinë nuk është hetuar nga autoritetet përgjegjëse të Komisionit Evropian, dhe në asnjë rast fondet evropiane nuk janë tërhequr. Për momentin nuk shohim asnjë rrezik të mundshëm mbi fondet evropiane për Shqipërine në kuadër të këtij debati", u shpreh Natasha Buttler, zëdhënëse e komisionerit Fule.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›