E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura diplome per italishten. Firmoset marreveshja

Nxënësit që do të mbarojnë shkollën e mesme gjatë së cilës i janë nënshtruar dhe mësimit të gjuhës italiane, do të kenë mundësi që të marrin një diplomë mature, e cila do tu njihet edhe në universitetet  italiane. Ndërkohë që ata nuk do ti nështrohen asnjë provimi. Këtë siguron marrëveshja më e fundit e nënshkruar  mes ministrisë sonë të arsimit dhe qeverisë italiane, e përfaqësuar nga nënsekretari i shtetit për marrëdhëniet e jashtme, Alfredo Mantica. Por marrëveshja fillimisht do të zbatohet vetëm për tre shkolla të mesme  në vend.

"Deri tani projekti është aplikuar në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, përkatësisht në degët e gjuhës italiane. Me memorandumin që nënshkruam sot projekti shtrihet në tre shkolla të mesme, madje nga më të mirat e vendit. Është gjimnazi 'Qemal Stafa' i Tiranës, '8 nëntori' i Shkodrës dhe 'Themistokli Gërmenji' në Korcë", tha Myqerem Tafaj, ministër  i Arsimit.

Autoritetet italiane kanë shprehur mbështetjen e tyrë në nisma të tjera  jo vetëm në arsim , të cilat do ta ndihmojnë shtetit shqiptar të ecë përkrah kolegeve europianë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›