E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e mjekesise proteste per specializimet

Studentët e fakultetit të mjekësisë, vazhdojnë të kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti anullimin e të gjitha konkurseve, për specializimet. Ata kanë denocuar sërish abuzimet që janë bërë me listat e fituesve, duke deklaruar se krahas prokurorisë, pranë së cilës do të behen kallzime të tjera penale, ndaj përgjegjësve, studentët do të vazhdojnë protestat deri ne plotësimin e kërkesave të tyre.

"Anulimet e të gjithë konkurseve me gojë në rastet kur nuk është zbatuar rregullorja e konkursit për specializimet afatgjata në fakultetin e mjekësisë. Zhvillimin e konkurist me gojë në bazë të rregullores ku të drejtën e futjes në provimin me gojë e kanë vetëm fituesit në rang departamenti. Pra, fitojnë më të mirët, jo më bujarët e më fatlumët. Ne do të zbatojmë të gjithë hapat ligjorë në të cilët ne gjejmë veten brenda kësaj rregulloreje. Kemi cuar në prokurori, jemi ankuar në dekanat, ministri, rektorat, tani presim përgjigje nga personat përgjegjës", tha Elton Stoiku, student mjekesie, departamenti i kirugjisë.

Dyshimet, të cilat janë bërë shkak i protestave të studentëve të mjekësisë, e kanë origjinën në zhvendosjen e pamotivuar dhe të papritur të listës së fituesve per kirurgjinë, maksimo- faciale duke eliminuar dy prej tyre dhe duke ngjitur në vendin e 2 dhe të 4, studentët e renditur në vendin e 9 dhe 10 të listës.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›