Dorëheqja si virtyt në një shoqëri demokratike!
Fabiola Hysenbelliu*
Ora 8:26 pm, e datës 11.05.2010. Historia shkruhet në Britaninë e Madhe. Një Qeveri e re formohet, e miratuar dhe e mandatuar nga vetë madhëria e saj, Mbretëresha Elizabet II. Partia Konservatore vjen në pushtet mbas 13 vitesh në opozitë, në një koalicion të formuar me Partinë Liberal Demokrate dhe liderin e saj, Nick Clegg. Zgjedhjet elektorale në Britaninë e Madhe prodhuan një rezultat deri diku zhgënjyes, ku asnjëra nga partitë politike nuk arriti të sigurojë numrin maxhoritar të vendeve në Parlament. E vetmja rrugëzgjidhje ishte formimi i një koalicioni, i cili mbas 5 ditësh bisedimesh intensive në të tre kampet e partive, u formua ndërmjet Partisë Konservatore, si partia që arriti të siguronte numrin më të madh të mandateve, 306 së bashku me Partinë Liberal Demokrate me 57 deputetë. Nëpërmjet këtij koalicioni, pozitat e Liberal Demokratëve u forcuan mjaft në Qeveri, duke iu siguruar atyre pozicionin e zv.kryeministrit dhe 4 pozicione përfaqësimi në kabinet nga 24 në total.
David Cameron merr mandatin e tij si Kryeministër i vendit dhe si lider i koalicionit të parë zyrtar në Britani, që mbas vitit 1930. Në fjalimin e tij të parë si Kryeministër i vendit, Kameron thekson që pavarësisht pikëpamjeve politike të Konservatorëve dhe Liberal Demokratëve, ky koalicion do t’i japë vendit një Qeveri të qëndrueshme, e cila do të punojë fort për të mirat e përbashkëta dhe për interesin kombëtar, për të ofruar një sistem që populli të jetë vendimmarrës në jetën politike, ku politikanët mos të jenë më padronët, por t’iu shërbejnë atyre. Si rezultat i bisedimeve dhe negociatave, nga të dyja kampet e partive pati toleranca dhe ranë dakord mbi disa çështje parësore, të pasqyruara në programin e tyre politik si p.sh: zhvillimi e një referendumi për kalimin në sistemin e votës alternative, marrjen e masave të forta për uljen e difiçitit buxhetor, rinovimi i marrëveshjes së raketave nukleare Trident, heqjen dorë nga sistemi i kartave të identitetit, për shkak të kostos së tyre kolosale, zhvillimin e referendumit për kalimin e kompetencave të mëtejshme në BE, heqjen dorë të Liberal Demokratëve nga nisma e tyre për amnisti të 1 milion emigrantëve ilegalë, mos adoptimin e monedhës së euros gjatë këtij mandati 5-vjeçar, etj. Gjithashtu, ato ranë dakord dhe për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme elektorale, që do të zhvillohet në Maj të vitit 2015.
E gjithë fushata elektorale u karakterizua nga një nivel i lartë civilizimi dhe maturimi politik. Ajo që të binte në sy ishte një dialog i drejtpërdrejtë dhe transparent i liderëve të partive kryesore me elektoratin e tyre, nuk kishte mitingje të ekzagjeruara me këngëtarë e artistë, me simpatizantë të sjellë me autobus nga qytete të tjera, por ato zhvilloheshin në grupime të vogla, në sheshe, shkolla, qendra pune, atje ku njerëzit kryejnë aktivitetin e tyre të përditshëm. I gjithë debati i zhvilluar ndërmjet partive u luajt brenda disa rregullave tepër strikte të lojës, ku gjithçka karakterizohej nga qytetaria dhe kultura, ku nuk ekzistonin ofendime personale dhe partiake. Në deklaratën e tij si Kryeministër i vendit, David Kameron vuri theksin në këtë fjali: “Unë mendoj që shërbimi që i duhet vendit tonë në këto momente është që ne të përballemi me pengesat që na kanë dalë përpara, të marrim vendime të vështira, t’iu tregojmë rrugën njerëzve nëpërmjet atyre vendimeve, në mënyrë që në një të ardhme të gjithë së bashku të arrijmë kohë më të mira”.
Në një proces tepër demokratik dhe shumë dinjitoz, Gordon Brown i ndërgjegjshëm për dështimin e Partisë Laburiste në këto zgjedhje dha dorëheqjen nga dy pozicionet më të forta që ai zotëronte, si Kryeministër i vendit dhe drejtues i partisë më të madhe, duke i lënë vendin erës së një politike të re të ndryshimit në Britaninë e Madhe. Brown e mbylli fjalimin e tij, duke thënë se ka qenë një privilegj për të që i kishte shërbyer “këtij vendi që unë e dua”. Gjithashtu, ai u falënderua me një mirënjohje të thellë nga të dy liderët, Kameron dhe Clegg, për kontributin e tij të rëndësishëm për Britaninë.
Ndërkohë që në Britani po zhvillohej ky kalim paqësor pushteti, në Shqipëri partia më e madhe e opozitës vazhdon të mos i njohë zgjedhjet e mbajtura, gati një vit më parë, dhe para Kryeministrisë është instaluar një çadër me 200 grevistë urie që kanë kërkesa ultimative për Qeverinë. Ndoshta ka ardhur koha për të treguar dhe ne që jemi shoqëri demokratike e konsoliduar, e aftë për të gjetur zgjidhje dhe për të dialoguar për interesin kombëtar. Të gjithë së bashku duhet të punojnë për të krijuar një besim në sistemin tonë politik dhe jo për ta minuar atë. Jemi një popull vital dhe meritojmë më shumë për t’u bërë një ditë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian.
*Studente në London School of Economics and Political Science, Britani e Madhe