E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllastimir Xhorxheviç në Gjykatën e Hagës

Hagë - Filloi gjykimi i ish udhëheqësit të lartë serb Vllastimir Xhorxheviç në Gjykatën e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavinë. Prokurori Çester Stamp tha se Xhorxheviçi ka marrë pjesë në “fushatën e spastrimit etnik” në Kosovë ndaj popullatës civile shqiptare në vitin 1999.

“Gjatë luftës ka vrarë me mijëra civilë dhe me anë të Forcave të Armatosura të Jugosllavisë dhe serbëve ka dëbuar 1/3 të popullatës shqiptare” tha prokurori. Xhorxheviçi 60 vjeçar i cili u arrestua me 17 qershor 2007 në Mal të Zi dhe po të njëjtën ditë u dërgua në Gjykatën e Hagës, duke thënë në gjykatë se nuk e ndjen veten fajtor pritet të përgjigjet për akuzat e vrasjeve, internimeve, dëbimeve me dhunë dhe për tirani për shkaqe politike, etnike dhe fetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›