E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Ne demonstrate deri ne zgjedhje te reja. Qeveria ka marre fund

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama menjehere pas kthimit te tij nga Strasburgu tha se opozita ndan te njejtin shqetesim serioz me Bashkimin Evropian dhe se vlereson perpjekjet e BE-se per zgjidhje te krizes ne vend.

Ne nje bashkebisedim me gazetaret Rama tha se Europa kerkon nga Shqiperia nje zgjidhje demokratike dhe te drejte. Ne tha Rama shprehim te gjithe vullnetin tone per te kontribuar ne suksesin qe do Europa per Shqiperine.

Kreu socialist vleresoi se zgjidhje per te dale nga kriza jane zgjedhjet e reja si nje mundesi per shqiptaret qe te rizgjedhin ne menyre te lire dhe te ndershme qeverine e tyre.

Per ne zgjidhja e plote e drejte dhe e qendrushme eshte kthimi i partive para popullit me zgjedhje te reja- tha Rama

Kryesocialisti ftoi dhe njehere te gjithe qytetaret per te dale ne demonstrate.

Perballe regjimit vrastar ne do te perdorim cdo rruge per rivendosjen e demokracise per zjedhjet e reja paqesisht dhe vendosmerisht. Te premten ne oren 1600 do kthehemi ne bulevard ne emer te atyre qe u vrane dhe te atyre qe jane vrare me pare por qe drejtesia nuk eshte lene te beje drejtesi. Ne emer te atyre qe u rrahen me 21 janar dhe te atyre qe torturohen perdite nga veshtiresite perdite e me te rritura te mbijeteses nga cmimet e peprballueshme duke filluar nga buka - tha kreu i opozites

Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve nese nderkombetaret ndajne te njejtn mendim me te mbi zgjedhet e parakohshme kreu i Partise Socialiste Edi Rama tha

Kerkesa per zgjedhje te reja eshte nje kerkese e cila po fiton cdo dite terren ne gjirin e ketij populli qe detyrohet te jetoje perdite me te gjitha pasojat e regjimit te kusarise. Nuk eshte nje kerkese e cila mund te shprehet si opsion nga institucionet e vendeve mike te cilat ne fatkeqesisht i ngaterrojme shpesh. Nuk kane per detyre te bejne opoziten as te zgjidhin problemet qe kane shqiptaret per te jetuar me mire. Kane rolin e tyre te patjetersueshem te cilin e luajne brenda kornizave te tyre institucionale- u shpreh Rama

Sa i perket bojkotit te zgjedhve lokale Rama nenvizoi ate qe sipas tij eshte thene gjithmone nga opozitase kemi konsideruar opsionin e bojkotit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›