Dorëhiqet kreu i PS-së për Tiranën Besnik Bare

Mësohet se Bare ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej 6 vitesh dhe në vend të tij është komanduar deputeti Saimir Tahiri.
Burime brenda Partisë Socialiste thanë se zoti Bare dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të PS-së në kryeqytet në zgjedhjet lokale të 8 majit, ku PS-ja shënoi fitore vetëm në 4 nga 11 minibashki.
Zoti Bare ka vendosur të mos rikandidojë për këtë post në zgjedhjet e radhës në muajin tetor, duke argumentuar si arsye kryesore të mosrikandidimit hapjen e rrugës për më të rinjtë.
Kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që në vend të zotit Bare të komandohet një nga deputetët më aktiv të PS-së, Saimir Tahiri i cili me angazhimin e tij në njësinë numër 6 në kryeqytet në zgjdhjet e 8 majit i solli socialistëve rezultate mjaft positive.
Burime brenda selisë rozë bënë me dije se në muajin tetor, kur do të bëhen zgjedhjet në PS, Tahiri do t`i nënshtrohet votimit të anëtarësisë socialiste.